Zlatan Ibrahimović

Zlatan Ibrahimović
Manchester United v Zorya Luhansk, September 2016 (08) - Zlatan Ibrahimović (edited).jpg
Ibrahimović në 2016
Të dhënat personale
Emri i plotëZlatan Ibrahimović[1]
Data e lindjes (1981-10-03) 3 Tetor 1981 (37 vjeç)
Vendi i lindjesMalmö, Suedi
Gjatësia1.95 m (6 ft 5 in)[2]
PozicioniSulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualLA Galaxy
Numri9
Karriera në rini
Malmö BI
1991–1995FBK Balkan
1995–1999Malmö
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
1999–2001Malmö FF40(16)
2001–2004Ajax74(35)
2004–2006Juventus70(23)
2006–2009Internazionale88(57)
2009–2011Barcelona29(16)
2010–2011Milan (loan)29(14)
2011–2012Milan32(28)
2012–2016Paris Saint-Germain122(113)
2016–2018Manchester United33(17)
2018–LA Galaxy27(22)
Ekipi kombëtar
1999Suedia U184(1)
2001Suedia U217(6)
2001–2016Suedia116(62)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 28 tetor 2018.
† Ndeshje (Gola).

Zlatan Ibrahimović (Suedisht: [ˈslaːtan ɪbraˈhiːmɔvɪtɕ], Boshnjakisht: [zlǎtan ibraxǐːmoʋit͡ɕ]; lindur më 3 tetor 1981) është një futbollist profesionist suedez i cili luan si sulmues për klubin amerikan LA Galaxy. Ai ka qënë dhe ish lojtar për kombëtaren suedeze ku ka qënë edhe kapiten i saj.[3]

Ibrahimović filloi karrierën e tij te Malmö FF vonë në vitet 1990' përpara se të blihej nga Ajax, ku ai krijoi një emër për veten e tiij nën drejtimin e Ronald Koeman. Ai më pas firmosi me Juventusin për 16 milion , ku fitoi famë në Serie A duke përfituar nga bashkpunimi i tij në sulm sëbashku me francezin David Trezeguet. Në vitin 2006 ai firmosi me rivalët e Interit, ku fitoi disa çmime individuale si Oscar del Calcio italian dhe Topin e Artë (Guldbollen) suedez, duke u shpallur edhe në UEFA Skuadrën e Vitit në vitet 2007 dhe 2009, duke shtuar edhe fitimin e çmimit si golashënuesi më i mirë në sezonin 2008–09 dhe fitimin e tre Skudetove rresht. Në verën e vitit 2009, ai u transferua te Barcelona. Periudha e qëndrimit të tij në klub ishte e shkurtër, duke bërë që në seznin e ardhshëm të rikthehej në Itali tek Milani, në një marrëveshje që e bëri një nga futbollistët më të paguar në botë,[4] duke i kushtuar klubit italian 24 milion €. Ai firmosi me klubin francez Paris Saint-Germain në korrik 2012.

Ibrahimović është një nga dhjetë lojtarët që ka zhvilluar 100 ose më shumë paraqitje për kombëtaren suedeze, dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 54 gola. Ai ka përfaqsuar Suedinë në edicionet 2002 dhe 2006Kupës së Botës dhe në edicionet 2004, 2008, 2012 dhe 2016Kampionatit Evropian.

Stili i tij i lojës është i krahasuar me atë të legjendës hollandeze Marco van Basten, duke bërë që Ibrahimović jetë një nga finalizuesit më të mirë dhe është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.[5][6][7][8] Goli i tij spektakolar me rrofeshatë për Suedinë kundër Anglisë bëri që të fitonte FIFA Çmimin Puskás për Golin e Vitit në vitin 2013.[9] Në dhjetor 2013, ai u rendit nga The Guardian si lojtari i tretë më i mirë i botës.[10] In dhjetor 2014, gazeta suedeze Dagens Nyheter e emëroi atë si sportistin e dytë më të mirë suedez të të gjitha kohërave, pas Björn Borg.[11]

Other Languages
azərbaycanca: Zlatan İbrahimoviç
беларуская (тарашкевіца)‎: Златан Ібрагімавіч
Bahasa Indonesia: Zlatan Ibrahimović
Qaraqalpaqsha: Zlatan Ibrahimović
Bahasa Melayu: Zlatan Ibrahimović
norsk nynorsk: Zlatan Ibrahimović
srpskohrvatski / српскохрватски: Zlatan Ibrahimović
Simple English: Zlatan Ibrahimović
slovenčina: Zlatan Ibrahimović
slovenščina: Zlatan Ibrahimović
татарча/tatarça: Zlatan İbrahimoviç
Tiếng Việt: Zlatan Ibrahimović