Xhihadi

Termi xhihad (arabisht جهاد = xhihād mundim, përpjekje, luftë, insistim (ngulmim); e shkruar ndonjëherë edhe në formën anglisht jihad ose djihad) cilëson në kuptimin fetar një koncept të rëndësishëm të fesë islame, përpjekjet ose luftën në rrugën e zotit (arabisht الجهاد في سبيل الله = xhihādu fī sabīl illāh).

Etimologjikisht ai ka kuptimin e mundimit në një drejtim të caktuar.[1]kuran dhe sunna ky term nënkupton në radhë të parë luftën e armatosur.[2] Kurani nuk e përcakton qartë nëse për të bëhet fjalë për luftën universale (të gjithanshme) kundra besimeve të tjera apo nëse kjo luftë ndjek vetëm qëllime defensive (mbrojtjeje).[3] Sipas jurisprudencës klasike, zhvillimi i të cilës datohet në shekujt e parë pas vdekjes së Muhamedit,[4] kjo luftë është në shërbim të zgjerimit dhe mbrojtjes së territorit deri sa feja islame të bëhet feja mbizotëruese.[5] Në zhvillimin e mëvonshëm dhe sidomos gjatë kohës së sotme teologët myslimanë kanë filluar të theksojnë aspektet jo-ushtarake të kësaj lufte (Shih më poshtë paragrafin: Interpretimi jo-ushtarak i termit xhihad). Shkrimtarët islamikë i shohin si të ligjshme vetëm ato luftëra, të cilat i shërbejnë mbrojtjes së shteteve islamike, lirisë së myslimanëve, shpalljes së fesë islame jashtë tyre dhe mbrojtjes së myslimanëve nën sundimin jo-islamik.[6] Kjo i përgjigjet interpretimit të tyre të vargjeve përkatëse të kuranit.[7]

Xhihadi paraqet një nga urdhërimet themelore të besimit islam, një detyrim ndaj të gjithë myslimanëve dhe një parim të rëndësishëm të besimit. Disa teologë sunnitë e cilësojnë xhihadin si „shtyllën“ e gjashtë, megjithëse kjo nuk vlen zyrtarisht.[8]

Për kharixhitët xhihadi është një ndër pesë shtyllat e fesë islame.[9]

Për imamitët xhihadi është një ndër dhjetë parimet themelore. Sipas konceptimit të tyre xhihadit, nuk do të ketë xhihad për zgjerimin e territorit të zotërimit islamik deri sa të shfaqet i ashtuquajturi imami i fshehur, Muhammad ibn Hasan al-Mahdi, (Mehdiu), pasi vetëm ky ka drejtën për ta zbatuar atë.[10] Megjithatë mbrojtja e territorit të vet është e detyrueshme edhe në kuptimin imamit, gjë që veç nuk shihet si xhihad.[11]

Në zonat e gjuhëve evropiane ky term përkthehet shpesh me shprehjen luftë e shenjtë.[12] Kësaj i kundërshtojnë shkrimtarët myslimanë duke thënë se xhihadi në semantikë nuk cilëson vetëm luftën, se ka kuptime jo-ushtarake të këtij termi prandaj e shohin si të gabuar një përkthim të tillë duke e hedhur atë poshtë.[13]

Në islamologji është i zakonshëm formulimi i xhihadit si luftë e shenjtë me kuptimin e luftës së urdhëruar nga zoti, të kryer për të dhe të shpërblyer prej tij.[14][15] Megjithatë barazimi i këtyre dy termave has në mospranim nga ana e studiuesve.[16]

Termi xhihad është gjithashtu edhe emër arab për meshkuj, dhënia e të cilit është e lejuar nga ana ligjore.[17]

Other Languages
Afrikaans: Djihad
aragonés: Alchihad
العربية: جهاد
অসমীয়া: জিহাদ
asturianu: Yihad
azərbaycanca: Cihad
تۆرکجه: جیهاد
български: Джихад
भोजपुरी: जेहाद
বাংলা: জিহাদ
bosanski: Džihad
català: Gihad
Cebuano: Dyihad
čeština: Džihád
Cymraeg: Jihad
dansk: Jihad
Deutsch: Dschihad
Ελληνικά: Τζιχάντ
English: Jihad
Esperanto: Ĝihado
español: Yihad
eesti: Džihaad
euskara: Jihad
فارسی: جهاد
suomi: Jihad
français: Djihad
Gaeilge: Jiohád
galego: Xihad
ગુજરાતી: જિહાદ
עברית: ג'יהאד
हिन्दी: जिहाद
hrvatski: Džihad
magyar: Dzsihád
հայերեն: Ջիհադ
interlingua: Jihad
Bahasa Indonesia: Jihad
íslenska: Jihad
italiano: Jihād
日本語: ジハード
Basa Jawa: Jihad
қазақша: Жиһад
한국어: 지하드
kurdî: Cîhad
Кыргызча: Жыхад
Latina: Gihad
lietuvių: Džihadas
latviešu: Džihāds
മലയാളം: ജിഹാദ്
Bahasa Melayu: Jihad
Nederlands: Jihad
norsk nynorsk: Jihad
norsk: Jihad
occitan: Jihad
ਪੰਜਾਬੀ: ਜਿਹਾਦ
polski: Dżihad
پنجابی: جہاد
português: Jihad
română: Jihad
русский: Джихад
sicilianu: Jihad
srpskohrvatski / српскохрватски: Džihad
සිංහල: ජිහාඩ්
Simple English: Jihad
slovenčina: Džihád
slovenščina: Džihad
Soomaaliga: Jihaad
српски / srpski: Џихад
Basa Sunda: Jihad
svenska: Jihad
Kiswahili: Jihadi
தமிழ்: ஜிகாத்
తెలుగు: జిహాద్
тоҷикӣ: Ҷиҳод
ไทย: ญิฮาด
Tagalog: Jihad
Türkçe: Cihat
татарча/tatarça: Җиһад
українська: Джихад
اردو: جہاد
oʻzbekcha/ўзбекча: Jihod
Tiếng Việt: Jihad
吴语: 吉哈德
中文: 吉哈德
文言: 聖戰
Bân-lâm-gú: Jihad
粵語: 聖戰