Wikipedia:Si redaktohet një faqe

Hyrje

Ndihmë
Kërkimi Të drejta autori Redaktimi Artikulli Livadhi Fillestarëve Antarëve Kategoritë

Wikipedia bazohet në programinWikiWiki, gjë që lejon çdokënd të redaktojë një faqe këtu dhe t'i shohë ndryshimet menjëherë. Kjo faqe është shembull për Wiki markup (kodi që përdoret në këtë projekt për formatizim të tekstit). Gjithashtu mund të mësoni si:

  • Wikipedia: Si të filloni një faqe,
  • Dhuratat jo formale në wikipedia: Kontributi në Wikipedia
  • Redaktimi i punimeve në përgjithësi në Wikipedia: Redaktimi i punimeve
  • Preferred layout of your article at Wikipedia: Guide to Layout|Guide to Layout (see also Wikipedia:Boilerplate text)
  • Simbolet e stilit në Wikipedia:Manuali i Stilit
  • Politika të Përgjithshme në Wikipedia:Politikat dhe udhëzimet
  • Wikipedia:Marrëveshjet për emërtimin e artikujve
  • Nëse ju po punoni me një artikull që ka lidhje me një grup objektesh (një qytet, një objekt astronomik, një karakter të gjuhes kineze, etj.) shiko më parë nëse ekziston ndonjë Wikipedia:WikiProject|WikiProject për atë grup dhe nëse po, përpiqu te ndjekësh udhëzimet përkatëse.
  • Së fundi, për një listë të të gjithë artikujve rreth redaktimit ne Wikipedia shiko Wikipedia:Lista e artikujve ne Wikipedia namespace|Lista e artikujve ne Wikipedia namespace or Wikipedia:Utilities|te njejten liste te renditur sipas ceshtjeve.

Është fare lehtë të redaktosh një faqe Wiki. Thjesht kliko në nyjen "redaktoni" në krye apo poshtë faqes Wiki për të ndryshuar vetë artikullin, ose kliko në nyjen "diskutimet" dhe pastaj nyjen "redaktoni" për të shkruar në disktutimet përcjellëse. Kjo do t'ju dërgojë tek një faqe me kuti shkrimi, e cila përmban tekstin e redaktueshëm të asaj faqeje Wiki.

Pastaj redakto artikullin, shkruaj një përmbledhje të vogël në shirit-fushën nën kutinë për redaktim. Kur të përfundoni, shtypni "Kryej ndryshimin"! Gjithashtu ju rekomandojmë që nëpërmjet pullës "Trego parapamjen" t'i kontrolloni ndryshimet para se ta ruani faqen. Në varësi nga sistemi juaj, shtypja e Enter-it kur kutija për redaktim nuk është aktive (kursori nuk është aty) mund të ketë të njëjtin efekt si kliku në "Kryej ndryshimin".

Ju lutemi përdorni pikëpamje neutrale, dhe sigurisht citoni burimet në mënyrë që të tjerët ta vërtetojnë punën tuaj dhe ta stërndërtojnë atë. Shpesh është më lehtë ta kopjoni tekstin së pari në ndonjë redaktues tekstesh (Notepad apo Word), dhe pasi ta redaktoni atje, kthejeni atë tekst prapë në shfletues për parapamje. Në këtë mënyrë edhe mund të mbani një kopje lokale të faqes që keni shkruar për ti bërë ndryshimet pa pasur qasje në internet. Disa redaktues tekstesh mund të përshtaten edhe për përpunim të artikujve të Wikipedia-s: shihni artikullin Wikipedia:Text editor support të projektit në anglisht.