Varanasi

Varanasi (Kashi, Banaras)
hindi : वाराणसी
Qytet metropolitan
Njohur siKryeqyteti shpirtëror i Indisë
noform
Në kahun orar nga kreu: Ghati Manikarnika, Ghati Dashashwamedha, Aeroporti Ndërkombëtar Lal Bahadur Shastri, Tempulli Tibetian i Sarnathit, Banaras Hindu University dhe Tempulli Kashi Vishvanatha
Administrimi
ShtetiFlamuri India
Shteti federalUttar Pradeshi
RajoniUttar Pradeshi Lindor
QarkuVaranasi
BashkiaVaranasi Nagar Nigam
DistriktiVaranasi
Kryetari i BashkisëRam Gopal Mohle (PBJ)
PartiaPartia Bharatiya Janata
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja84.55 km2
 •  urbane82.10 km2
 •  aglomerati115.27 km2
Lartësia80.71 m (m.n.d.)
Popullsia1,201,815[1] banorë (2011)
 •  aglomerati1,435,113[2] banorë
Dendësiaauto banorë/km2
Të dhëna të tjera
Zona Kohore+5:30
Kodi Postal221 001 to** (** kodi i zonës)
Prefiksi0542
AeroportiLal Bahadur Shastri International Airport
TargaUP 65
Koordinatat25° 16′ 48″ Veri

82° 57′ 36″ Lindje

Faqja Zyrtare varanasi.nic.in

Varanasi gjithashtu i njohur si Benares,[3] Banaras, ose Kashi, është një qytet në brigjet e Gangut në Indinë Veriore, në shtetin e Uttar Pradeshit, 320 km në jug-lindje të kryeqytetit të Uttar Pradeshit, Lucknow dhe 121 km në lindje të Allahabadit. I konsideruar si kryeqyteti shpirtëror i Indisë, është më i shenjti nga shtatë qytetet e shenjta në Hinduizëm dhe Xhainizëm (Sapta Puri) dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Budizmit. Varanasi qëndron përgjatë Autostradës Kombëtare 2, që lidh Kalkutën, Kanpurin, Agra dhe Delhin, si dhe shërbehet nga Nyja Hekurudhore e Varanasi dhe Aeroporti Ndërkombëtar Lal Bahadur Shastri.Varanasi është gjithashtu një nga 72 distriktet e Uttar Pradeshit, ku në këtë distrikt, sipas censusit të vitit 2011, ka një tërësi prej 8 bloqesh dhe 1329 fshatrash.[4]

Varanasi u zhvillua si një qendër e rëndësishme industriale, i famshëm për fabrikat e tij të muslinës dhe mëndafshit, parfumet, punimet e fildishit dhe skulpturat. Buda besohet se e themeloi Budizmin këtu rreth vitit 528 p.e.s., kur ai bëri predikimin e tij të parë, "Dhammacakkappavattana Sutta" (Kuadri në Lëvizje i Rrotës së Dharmas), në qytetin e afërt të Sarnathit. Rëndësia fetare e qytetit vijoi të rritej në shekullin e VIII, kur Adi Shankara përcaktoi adhurimin e Shivës si një sekt zyrtar i Varanasit. Megjithë sundimin mysliman, Varanasi mbeti qendra e aktivitetit për intelektualët dhe teologët hindu gjatë mesjetës, që kontribuoi më tej në reputacionin e tij si një qendër e fesë dhe arsimimit. Tulsidasi e shkroi poemën e tij epike mbi jetën e Ramas të quajtur Ram Charit Manas në Varanasi. Mjaft figura të tjera të rëndësishme të Lëvizjes Bhakti kanë lindur në Varanasi, duke përfshirë Kabirin dhe Ravidasin. Guru Nanak Devi e vizitoi Varanasin për Shivratri në vitin 1507, një udhëtim që luajti një rol të madh në themelimin e Sikizmit. Në shekullin e XVI, Varanasi pati një rigjallërim kulturor nën sundimin mysliman të perandorit mogul Akbar, që investoi në qytet dhe ndërtoi dy tempuj të mëdhenj kushtuar Shivës dhe Vishnut, megjithëse shumë prej Varanasit modern u ndërtua gjatë shekullit të XVIII, nga mbretërit Maratha dhe Bhumihar. Mbretërisë së Benaresit iu dha statusi zyrtar nga mogulët në vitin 1737 dhe vijoi si një zonë e qeverisur dinastike deri në Pavarësinë e Indisë në vitin 1947. Qyteti qeveriset nga Varanasi Nagar Nigam (Korporata Bashkiake) dhe është i përfaqësuar në Parlamentin e Indisë nga kryeministri i tanishëm i Indisë, Narendra Modi, që fitoi zgjedhjet e Lok Sabhas në vitin 2014 me një diferencë të madhe. Endja e mëndafshit, tapetet, artizantet dhe turizmi punësojnë një numër të rëndësishëm të popullsisë vendore, ashtu si kompanitë Diesel Locomotive Works dhe Bharat Heavy Electricals Limited. Spitali i Varanasit u ndërtua në vitin 1964.

Varanasi ka qenë një qendër kulturore e Indisë Veriore për mijëra vjet dhe është ngushtësisht i lidhur me lumin e Gangut. Hindutë besojnë se vdekja në këtë qytet të sjell shpëtimin (moksha), duke e bërë atë një qendër të rëndësishme pelegrinazhi. Qyteti është i njohur për ghatet e tij të shumtë, që janë argjinatura të bëra me shkallë pllakash guri përgjatë bregut të lumit, ku pelegrinët kryejnë rituale pastrimi. Për tu veçuar janë Ghati Dashashwamedha, Ghati Panchaganga, Ghati Manikarnika dhe Ghati Harishchandra, ku këto dy të fundit janë vendet ku hindutë kremojnë (djegin) trupat e të vdekurve të tyre. Fortesa e Ramnagarit, pranë bregut lindor të Gangut, u ndërtua në shekullin e XVIII në Stilin Mogularkitekturës me ballkone të skalitura, oborre të hapura dhe pavjone skenikë. Mes 23,000 tempujve të vlerësuar në Varanasi janë Tempulli Kashi Vishvanatha i Shivës, Tempulli Sankat Mochan Hanuman dhe Tempulli i Durgës. Kashi Nareshi (Maharaxhai i Kashit) është padroni kryesor kulturor i Varanasit dhe një pjesë thelbësore e të gjitha celebrimeve fetare. Ai është një qendër arsimore dhe muzikore, ku shumë filozofë, poetë, shkrimtarë dhe muzikantë të shquar indianë jetojnë ose kanë jetuar si dhe vendi ku u zhvillua forma Benares Gharana e Muzikës Klasike të Hindustanit. Banaras Hindu University (BHU) është një nga universitetet rezidenciale më të mëdhenj në Azi. Këtu, në vitin 1920 u publikua për herë të parë gazeta nacionaliste në gjuhën hindi Aj.

Përmbajtja

Other Languages
Afrikaans: Benares
العربية: فاراناسي
asturianu: Benarés
azərbaycanca: Varanasi
تۆرکجه: بنارس
беларуская: Варанасі
български: Варанаси
भोजपुरी: बनारस
বাংলা: বারাণসী
বিষ্ণুপ্রিয়া মণিপুরী: বারানসি
brezhoneg: Varanasi
català: Benarés
нохчийн: Варанаси
کوردی: ڤاراناسی
čeština: Váránasí
Чӑвашла: Варанаси
Cymraeg: Varanasi
dansk: Varanasi
Deutsch: Varanasi
dolnoserbski: Varanasi
डोटेली: वाराणसी
Ελληνικά: Βαρανάσι
English: Varanasi
Esperanto: Varanasio
español: Benarés
eesti: Varanasi
euskara: Varanasi
فارسی: بنارس
suomi: Varanasi
français: Varanasi
गोंयची कोंकणी / Gõychi Konknni: काशी
ગુજરાતી: વારાણસી
עברית: ואראנסי
हिन्दी: वाराणसी
Fiji Hindi: Varanasi
hrvatski: Varanasi
magyar: Váránaszi
հայերեն: Վարանասի
Bahasa Indonesia: Benares
italiano: Varanasi
ქართული: ვარანასი
ಕನ್ನಡ: ವಾರಾಣಸಿ
한국어: 바라나시
Кыргызча: Варанаси
Latina: Varanasi
Lëtzebuergesch: Varanasi
lietuvių: Varanasis
latviešu: Vārānasī
मैथिली: वाराणसी
Malagasy: Varanasi
മലയാളം: വാരാണസി
मराठी: वाराणसी
Bahasa Melayu: Varanasi, Cantonment
မြန်မာဘာသာ: ဗာရာဏသီမြို့
नेपाली: वाराणसी
नेपाल भाषा: वाराणासी
Nederlands: Benares (stad)
norsk nynorsk: Varanasi
norsk: Varanasi
ଓଡ଼ିଆ: ବାରଣାସୀ
ਪੰਜਾਬੀ: ਵਾਰਾਣਸੀ
Kapampangan: Varanasi
polski: Waranasi
پنجابی: وارانسی
پښتو: وراناسي
português: Varanasi
română: Varanasi
русский: Варанаси
संस्कृतम्: काशी
саха тыла: Варанаси
Scots: Varanasi
srpskohrvatski / српскохрватски: Varanasi
Simple English: Varanasi
slovenčina: Váránasí (mesto)
slovenščina: Varanasi
српски / srpski: Варанаси
svenska: Varanasi
தமிழ்: வாரணாசி
తెలుగు: కాశీ
Türkçe: Varanasi
українська: Варанасі
اردو: وارانسی
oʻzbekcha/ўзбекча: Varanasi
Tiếng Việt: Varanasi
Winaray: Varanasi
მარგალური: ვარანასი
中文: 瓦拉納西
Bân-lâm-gú: Benares (siâⁿ)
粵語: 維華拿斯