Turqia

Republika e Turqisë
Türkiye Cumhuriyeti
Flamuri i Turqisë
Flamuri i Turqisë
Vendndodhja e Turqisë
KryeqytetiAnkaraja
Qyteti më i madhStambolli
Gjuha zyrtareTurqishtja
Forma e qeverisëRepublikë kushtetuese parlamentare
Kryetari i republikësRexhep Tajip Erdoan
KryeministriBinali Jëlldërëm
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 37-të
783,356 km²
1.3 %
Popullsia (2017)
– totale
– dendësia
Vëndi i 18-të
80,810,525[1] banorë
102 banorë/km²
IZHNJ (2014)0.761
MonedhaLira turke
Zona kohore
– zakonisht

UTC+3
Targat e automjeteveTR
Prefiksi telefonik+90
Kodi i internetit.tr
Kodi ISO 3166-1792 / TUR / TR

Turqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin ballkanikEvropë.[2] Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore.[3] Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje; dhe me Irakun dhe Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Egje, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Deti Marmara dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë.[4] Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeopolitike dhe strategjike përgjatë historisë.[5][6]

Turqia është e banuar që në paleolit[7] nga qytetërime të ndryshme të lashta anadollake, siç ishin asirianët, greqishtfolësit antike, trakët, frigët, urartët dhe armenët.[8][9][10] Pas pushtimit nga Leka i Madh, kjo trevë u helenizua, një proces që vazhdoi edhe gjatë Perandorisë Romake dhe gjatë kalimit në Perandorinë Bizantine.[9][11] Selxhukët filluan mërgimin në këtë trevë në shekullin XI, duke filluar kështu procesin e turqizimit, që u përshpejtua pas fitores së selxhukëve ndaj bizantinëve në Betejën e Mancikertit në vitin 1071.[12] Sulltanati i selxhukëve të Rumit sundoi Azinë e Vogël deri me pushtimin mongol në vitin 1243, kur u shpërbë në disa principata të vogla, të qeverisura nga bejlerë.[13]

Në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimi (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe me ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heq dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e Tanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave, dhe dëshoi të ndaloj shpërbërjen e perandorisë.[14] Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, të cilët u pezulluan nga sulltan Abdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë dhe Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit që të filloi Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtshtetin osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, që vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpëbë në disa shtete të reja.[15]

Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive pushtuese aleate, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.[16] Gjuha zyrtare e Turqisë është turqishtja, një gjuhë turkike e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë.[17] Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen si turq.[17] Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht (armenë, ortodoksët greqishtfolësit, hebrejë) dhe të panjohura ligjërisht (kurdë, çerkezë, arabë, shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjezë dhe të tjerë).[17] Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë.[3] Shumica e banorëve të Turqisë janë myslimanë synitë, ndërsa alevitët janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur nga të krishterët dhe hebrenjtë.[3]

Turqia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një anëtare e hershme e NATO-s dhe anëtare themeluese e OECD-ës, OSCE-së, G-20-ës dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Pasi u bë një nga anëtaret e para të Këshillit të Evropës në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e Bashkësisë Evropiane Ekonomike në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2005.[18] Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.[19][20][21]

Other Languages
Аҧсшәа: Ҭырқәтәыла
Acèh: Turuki
адыгабзэ: Тыркуе
Afrikaans: Turkye
Akan: Turki
Alemannisch: Türkei
አማርኛ: ቱርክ
aragonés: Turquía
Ænglisc: Tyrcland
العربية: تركيا
ܐܪܡܝܐ: ܛܘܪܩܝܐ
مصرى: توركيا
অসমীয়া: তুৰস্ক
asturianu: Turquía
авар: Туркия
Aymar aru: Turkiya
azərbaycanca: Türkiyə
تۆرکجه: تورکیه
башҡортса: Төркиә
Boarisch: Tiakei
žemaitėška: Torkėjė
Bikol Central: Turkiya
беларуская: Турцыя
беларуская (тарашкевіца)‎: Турэччына
български: Турция
भोजपुरी: तुर्की
Bislama: Teki
Bahasa Banjar: Turki
bamanankan: Türkiye
বাংলা: তুরস্ক
བོད་ཡིག: ཏུར་ཀི།
বিষ্ণুপ্রিয়া মণিপুরী: তুরস্ক
brezhoneg: Turkia
bosanski: Turska
ᨅᨔ ᨕᨘᨁᨗ: Turki
буряад: Түрэг Улас
català: Turquia
Chavacano de Zamboanga: Turquía
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: Tū-ī-gì
нохчийн: Туркойчоь
Cebuano: Turkiya
Chamoru: Turkey
ᏣᎳᎩ: ᎬᏃ
Tsetsêhestâhese: Turkey
کوردی: تورکیا
corsu: Turchia
Nēhiyawēwin / ᓀᐦᐃᔭᐍᐏᐣ: ᑐᕒᑭ
qırımtatarca: Türkiye
čeština: Turecko
kaszëbsczi: Tëreckô
словѣньскъ / ⰔⰎⰑⰂⰡⰐⰠⰔⰍⰟ: Тѷрци
Чӑвашла: Турци
Cymraeg: Twrci
dansk: Tyrkiet
Deutsch: Türkei
Zazaki: Tırkiya
dolnoserbski: Turkojska
डोटेली: टर्की
ދިވެހިބަސް: ތުރުކީވިލާތް
eʋegbe: Turkey
Ελληνικά: Τουρκία
emiliàn e rumagnòl: Turchî
English: Turkey
Esperanto: Turkio
español: Turquía
eesti: Türgi
euskara: Turkia
estremeñu: Turquia
فارسی: ترکیه
Fulfulde: Türkiye
suomi: Turkki
Võro: Türgü
Na Vosa Vakaviti: Turkey
føroyskt: Turkaland
français: Turquie
arpetan: Turquie
Nordfriisk: Türkei
furlan: Turchie
Frysk: Turkije
Gaeilge: An Tuirc
Gagauz: Türkiye
贛語: 土耳其
Gàidhlig: An Tuirc
galego: Turquía
Avañe'ẽ: Tuykia
गोंयची कोंकणी / Gõychi Konknni: तुर्की
𐌲𐌿𐍄𐌹𐍃𐌺: 𐍄𐍅𐍂𐌺𐌾𐌰
ગુજરાતી: તુર્કસ્તાન
Gaelg: Yn Turkee
Hausa: Turkiyya
客家語/Hak-kâ-ngî: Thú-ngí-khì
Hawaiʻi: Tureke
עברית: טורקיה
हिन्दी: तुर्की
Fiji Hindi: Turkey
hrvatski: Turska
hornjoserbsce: Turkowska
Kreyòl ayisyen: Tiki
հայերեն: Թուրքիա
interlingua: Turchia
Bahasa Indonesia: Turki
Interlingue: Turcia
Igbo: Turkéy
Iñupiak: Turkey
Ilokano: Turkia
ГӀалгӀай: Туркий мохк
Ido: Turkia
íslenska: Tyrkland
italiano: Turchia
ᐃᓄᒃᑎᑐᑦ/inuktitut: ᑑᕐᑭ
日本語: トルコ
Patois: Toerki
la .lojban.: turk
Basa Jawa: Turki
ქართული: თურქეთი
Qaraqalpaqsha: Tu'rkiya
Taqbaylit: Tturk
Адыгэбзэ: Тыркуей
Kabɩyɛ: Tuurkii
Kongo: Turki
Gĩkũyũ: Takĩ
қазақша: Түркия
kalaallisut: Tyrkia
ಕನ್ನಡ: ಟರ್ಕಿ
한국어: 터키
Перем Коми: Тюркия
къарачай-малкъар: Тюрк
कॉशुर / کٲشُر: ترکی
kurdî: Tirkiye
коми: Турция
kernowek: Turki
Кыргызча: Түркия
Latina: Turcia
Ladino: Turkia
Lëtzebuergesch: Tierkei
лакку: Туркия
лезги: Турция
Lingua Franca Nova: Turcia
Luganda: Buturuki
Limburgs: Turkije
Ligure: Turchia
lumbaart: Türchia
lingála: Turkí
لۊری شومالی: تورکیٱ
lietuvių: Turkija
latgaļu: Turceja
latviešu: Turcija
मैथिली: टर्की
Basa Banyumasan: Turki
мокшень: Туркамастор
Malagasy: Torkia
олык марий: Турций
Māori: Tākei
Baso Minangkabau: Turki
македонски: Турција
മലയാളം: തുർക്കി
монгол: Турк
кырык мары: Турци
Bahasa Melayu: Turki
Malti: Turkija
Mirandés: Turquie
မြန်မာဘာသာ: တူရကီနိုင်ငံ
مازِرونی: ترکیه
Dorerin Naoero: Terki
Nāhuatl: Turquia
Napulitano: Turchia
Plattdüütsch: Törkie
Nedersaksies: Turkije
नेपाली: टर्की
नेपाल भाषा: टर्की
Oshiwambo: Turkey
Nederlands: Turkije
norsk nynorsk: Tyrkia
norsk: Tyrkia
Novial: Turkia
Nouormand: Turtchie
Sesotho sa Leboa: Turkey
Chi-Chewa: Turkey
occitan: Turquia
Livvinkarjala: Turtsii
Oromoo: Tarkii
ଓଡ଼ିଆ: ତୁର୍କୀ
Ирон: Турк
ਪੰਜਾਬੀ: ਤੁਰਕੀ
Pangasinan: Turkiyo
Kapampangan: Turkiya
Papiamentu: Turkia
Picard: Turkie
Deitsch: Turkie
Pälzisch: Türkei
Norfuk / Pitkern: Turkii
polski: Turcja
Piemontèis: Turchìa
پنجابی: ترکی
Ποντιακά: Τουρκία
پښتو: تورکيه
português: Turquia
Runa Simi: Turkiya
rumantsch: Tirchia
Romani: Turkiya
Kirundi: Turukiya
română: Turcia
armãneashti: Turchia
tarandíne: Turchie
русский: Турция
русиньскый: Турція
Kinyarwanda: Turukiya
संस्कृतम्: तुर्की
саха тыла: Түркийэ
ᱥᱟᱱᱛᱟᱲᱤ: ᱛᱩᱨᱠᱤ
sardu: Turkia
sicilianu: Turchìa
Scots: Turkey
سنڌي: ترڪي
davvisámegiella: Durka
Sängö: Turukïi
srpskohrvatski / српскохрватски: Turska
සිංහල: තුර්කිය
Simple English: Turkey
slovenčina: Turecko
slovenščina: Turčija
Gagana Samoa: Take
chiShona: Turkey
Soomaaliga: Turkiga
српски / srpski: Турска
Sranantongo: Turkiyakondre
SiSwati: IThekhi
Sesotho: Türkiye
Seeltersk: Turkäi
Basa Sunda: Turki
svenska: Turkiet
Kiswahili: Uturuki
ślůnski: Turcyjo
தமிழ்: துருக்கி
ತುಳು: ಟರ್ಕಿ
తెలుగు: టర్కీ
tetun: Turkia
тоҷикӣ: Туркия
ትግርኛ: ቱርክ
Türkmençe: Türkiýe
Tagalog: Turkiya
Setswana: Turkey
Tok Pisin: Teki
Türkçe: Türkiye
Xitsonga: Turkey
татарча/tatarça: Төркия
chiTumbuka: Turkey
Twi: Turkey
reo tahiti: Turiti
тыва дыл: Турция
удмурт: Турция
ئۇيغۇرچە / Uyghurche: تۈركىيە جۇمھۇرىيىتى
українська: Туреччина
اردو: ترکی
oʻzbekcha/ўзбекча: Turkiya
Tshivenda: Turkey
vèneto: Turchia
vepsän kel’: Turkanma
Tiếng Việt: Thổ Nhĩ Kỳ
West-Vlams: Turkeye
Volapük: Türkän
walon: Tourkeye
Winaray: Turkeya
Wolof: Tirki
吴语: 土耳其
isiXhosa: ITurkiya
მარგალური: თურქეთი
ייִדיש: טערקיי
Yorùbá: Turkey
Vahcuengh: Dujwjgiz
Zeêuws: Turkije
中文: 土耳其
文言: 土耳其
Bân-lâm-gú: Thó͘-ní-kî
粵語: 土耳其
isiZulu: ITheki