Temjani

  • t e m j a n i

T e m j a n i

Temjanica 1.jpg

Kisha Ortodokse është përpjekur vazhdimisht që njeriu të adhurojë Perëndinë me të gjithë qenien e tij, duke përfshirë edhe të gjithë shqisat e tij. Edhe temjani është një ndër elementët më të përdorshëm që ndihmon në adhurimin dhe lutjet e besimtarëve të krishterë ortodoksë.

Temjani është lëng i ngurtësuar aromatik. Kur digjet ai lëshon aromë, për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë përdoret në adhurim. Nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re, si edhe nga jeta adhuruese shekullore e Kishës na tregohet mjaft për kohën, vendin, mënyrën dhe përdorimin e temjanit.

Nga historia dimë se temjan ofronin edhe idhujtarët gjatë lutjeve drejtuar perëndive të tyre të shumta pagane. Dallimi është se të krishterët i ofrojnë temjan Perëndisë dhe Zotit Jisu Krisht, ndërsa ata perëndive (objekte, planete, statuja, perandorë) të kuptuar dhe sajuar nga mendja e tyre.

Temjan i ofrojmë Perëndisë gjatë lutjeve, dhe ofrimi i tij është shprehje lutjeje, përgjërimi, besimi të nxehtë, ofrimi shpirtëror, gëzimi, lartësimi shpirtëror, mirënjohjeje, falenderimi, lavdërimi, nderimi dhe përulësie drejtuar Perëndisë. Djegia e tij simbolizon lutje drejtuar Perëndisë, siç thotë edhe psalmi (140:2) “Le të drejtohet lutja ime si temjan përpara teje”, si edhe Joan Ungjillori në vegimin e tij te libri i Apokalipsit (8:3-4) “Edhe erdhi një tjetër engjëll, dhe qëndroi mbi altar, e mbante një temjanicë të artë; dhe iu dhanë atij shumë temjane, që t’i bjerë bashkë me lutjet e gjithë shenjtorëve mbi altarin e artë që është përpara fronit të Perëndisë. Edhe u ngjit tymi i temjaneve me lutjet e shenjtorëve prej dorës së engjëllit përpara Perëndisë”.

Gjithashtu ai konsiderohet edhe ofertë drejtuar Perëndisë, pra si një ofertë erëmirë. Profeti Malakia thotë “që nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t'i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve, thotë Zoti” (1:11). Kështu edhe prifti, në shërbesat kishtare, përpara se të fillojë procesin e temjanisjes me temjan thotë: “Temjan po të blatojmë, o Krisht Perëndi, si erë kundërmimi shpirtëror, të cilën pasi ta pranosh në altarin tënd përmbiqiellor, dërgona si shpërblim hirin e Shpirtit tënd të Tërëshenjtë”. Kështu temjani është një element ndihmës gjatë lutjeve dhe shërbesave kishtare, djegia e të cilit ka kuptimin e ngritjes lart në qiell të mendjes dhe të zemrës sonë gjatë momentit të lutjes.

Temjanin e përdorim në tempullin e krishterë (kishë) në të gjitha shërbesat lutësore kishtare, duke temjanisur altarin, ikonat, klerikët, besimtarët, kishën etj. Në shërbesat kishtare kur kleriku temjanis besimtarët ata përkulen me shpresëtari. Kanoni i tretë apostolik përmend temjanin dhe vajin si oferta që lejohen dhe i japin hijeshi tempullit të krishterë (kishës). Temjanin mund ta përdorim edhe në lutjet tona personale kudo që mund t’i bëjmë: në shtëpi, në punë etj., duke temjanisur ikonat, personat rreth nesh, shtëpinë etj.

Temjanica 2.jpg

Temjanin e djegim mbi një qymyr të vogël të cilin e ndezim brenda një mbajtëseje që quhet temjanicë, e cila përdoret posaçërisht vetëm për djegien e temjanit. Kemi dy lloj temjanicash: temjanicë metalike të posaçme që përdoret vetëm nga klerikët për shërbesat kishtare dhe temjanicë metalike ose qeramike të posaçme që përdoret nga çdo besimtar për lutjet personale, e cila mund të vendoset në këndin e ikonave, pranë kandilit.

                             “Le të drejtohet lutja ime si temjan përpara teje”

Referencat

  • Protopresviter Thoma Hopko, Besimi Orthodhoks (Orthodox Faith), Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 1997.
  • Πρωτοπρεσβύτερος Γεώργιος Μεντιδάκη, Τύπος και Συμβολισμός στην Ορθόδοξη Λατρεία, τομος Ά, Ηράκλειο, 1997.
  • Orthodoxalbania.org
Other Languages
Ænglisc: Inbærnes
العربية: لبان
ܐܪܡܝܐ: ܠܒܘܢܬܐ
Boarisch: Weihrauch
беларуская: Ладан
беларуская (тарашкевіца)‎: Ладан
български: Тамян
বাংলা: লোবান
brezhoneg: Frankezañs
català: Olíban
čeština: Kadidlo
Cymraeg: Thus
dansk: Røgelse
Deutsch: Weihrauch
ދިވެހިބަސް: ވައިގުގޫ
Ελληνικά: Λιβάνι
English: Frankincense
Esperanto: Olibano
español: Olíbano
eesti: Viiruk
فارسی: صمغ کندر
Gaeilge: Túis
עברית: לבונה
हिन्दी: लोहबान
hrvatski: Tamjan
magyar: Tömjén
Հայերեն: Խունկ
Bahasa Indonesia: Kemenyan arab
italiano: Franchincenso
日本語: 乳香
ქართული: საკმეველი
한국어: 유향
Latina: Tus
Lëtzebuergesch: Wäirauch
lietuvių: Ladanas
македонски: Темјан
മലയാളം: സാമ്പ്രാണി
Nāhuatl: Tlenemāctli
Nederlands: Olibanum
norsk nynorsk: Virak
norsk: Virak
occitan: Encens
polski: Olibanum
português: Olíbano
română: Tămâie
русский: Ладан
sicilianu: Franchincenzu
srpskohrvatski / српскохрватски: Tamjan
slovenčina: Kadidlo
slovenščina: Sveto kadilo
Soomaaliga: Uunsi
српски / srpski: Тамјан
svenska: Olibanum
Kiswahili: Uvumba
ไทย: กำยาน
Tagalog: Kamanyang
українська: Ладан
中文: 乳香
粵語: 乳香