Teknologjia

Një turbinë me avull. Shumica e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet me turbina si këto. Konsumi i energjisë elektrike dhe standardet e jetës janë të lidhur ngushtë [1]. Elektrifikimi është votuar si arritja më e rëndësishme inxhinierike e shekullit 20 [2].


Teknologjia është një koncept i gjerë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një definicion i saktë për termin "Teknologji", sidoqoftë, nuk ekziston; "teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat, harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund të aplikohet në përgjithësi ose në kategori specifike si p.sh: "teknologjia e konstruktimit", "teknologjia mjekësore", ose "teknologjinë e përkryer" (state-of-the-art).

Aplikimi i teknologjisë nga njerëzimi filloi me shndërrimin e resurseve natyrale në vegla të thjeshta. Zbulimi i aftësisë të kontrollimit të zjarrit rriti burimet e ushqimit dhe zbulimi i rrotës ndihmoi njerëzit të udhëtonin dhe të kontrollonin ambientin e tyre. Zhvillimet e fundit të teknologjisë, përfshirë "shtypin", telefonin, dhe Internetin, kanë zvogëluar barrierat fizike të komunikimit dhe kanë lejuar njerëzit të komunikojnë në shkallë globale. Sidoqoftë, teknologjia nuk është përdorur vetëm për qëllime paqësore; zhvillimi i armëve me fuqi shkatërruese gjithmonë më të lartë ka ecur përgjatë historisë, nga armët më të thjeshta primitive në armët nukleare.

Teknologjia ka ndikuar shoqërinë në mënyra të ndryshme. Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë (përfshirë ekonominë globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërore të lirë (në aspektin e kohës dhe punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, në dëm të Tokës dhe Natyrës. Implementimet e ndryshme të teknologjisë ndikojnë në vlerat e shoqërisë dhe një teknologji e re shpesh shtron pyetje të reja etike. Shembujt përfshijnë rritjen e nocionit "efikasitet" në terme të produktivitetit njerëzor, një term që fillimisht ishte aplikuar vetëm për makinat, dhe sfidat e normave tradicionale.

Debate filozofike janë ngritur nga përdorimi i teknologjisë në shoqëri, me mosmarrëveshje në çështjen "a i ndihmon teknologjia gjendjes së njeriut apo e përkeqëson atë?". Neo-Ludizmi, anarko-primitivizmi, dhe lëvizje të ngjajshme kritikojnë përhapjen e teknologjisë në botën moderne, duke pretenduar se e dëmton ambientin dhe njerëzit; propozuesit e ideologjive si transhumanizmi dhe tekno-progresivizmi e shohin përparimin teknologjik si të dobishëm për njerëzimin dhe gjendjen e njerut. Në fakt, deri vonë është menduar se zhvillimi i teknologjisë ishte i mundër vetëm për qeniet njerëzore, por studimet e reja tregojnë se primatët e tjerë dhe disa delfinë kanë zhvilluar vegla të thjeshta dhe kanë mësuar t'ia bartin ato gjeneratave të tjera.

Other Languages
Afrikaans: Tegnologie
Alemannisch: Technologie
አማርኛ: ቴክኖዎሎጂ
aragonés: Tecnolochía
Ænglisc: Searucræft
العربية: تكنولوجيا
অসমীয়া: প্ৰযুক্তি
asturianu: Teunoloxía
Aymar aru: Lurañ yänaka
azərbaycanca: Texnologiya
تۆرکجه: تکنولوژی
башҡортса: Технология
Boarisch: Technologie
žemaitėška: Teknuoluogėjė
беларуская: Тэхналогія
беларуская (тарашкевіца)‎: Тэхналёгія
български: Технология
भोजपुरी: टेक्नालॉजी
brezhoneg: Teknologiezh
bosanski: Tehnologija
буряад: Технологи
català: Tecnologia
нохчийн: Технологи
čeština: Technologie
Cymraeg: Technoleg
dansk: Teknologi
Ελληνικά: Τεχνολογία
English: Technology
Esperanto: Teknologio
español: Tecnología
euskara: Teknologia
estremeñu: Tecnología
فارسی: فناوری
suomi: Teknologia
français: Technologie
furlan: Tecnologjie
Frysk: Technology
贛語: 技術
Gàidhlig: Teicneòlas
galego: Tecnoloxía
Hausa: Technology
עברית: טכנולוגיה
hrvatski: Tehnologija
Kreyòl ayisyen: Teknoloji
magyar: Technológia
հայերեն: Տեխնոլոգիա
interlingua: Technologia
Bahasa Indonesia: Teknologi
Interlingue: Tecnologie
Ilokano: Teknolohia
íslenska: Tækni
italiano: Tecnologia
Patois: Teknalaji
la .lojban.: mi'irlarcu
Basa Jawa: Tèknologi
ქართული: ტექნოლოგია
Qaraqalpaqsha: Texnologiya
қазақша: Технология
ភាសាខ្មែរ: បច្ចេកវិទ្យា
한국어: 테크놀로지
къарачай-малкъар: Технология
kurdî: Teknolojî
Кыргызча: Технология
Latina: Technologia
Lingua Franca Nova: Tecnolojia
Limburgs: Technologie
Ligure: Tecnologia
lietuvių: Technologija
latviešu: Tehnoloģija
Basa Banyumasan: Teknologi
Malagasy: Teknôlôjia
олык марий: Технологий
монгол: Технологи
Bahasa Melayu: Teknologi
Mirandés: Tecnologie
မြန်မာဘာသာ: နည်းပညာ
नेपाली: प्रविधि
नेपाल भाषा: प्रविधि
Nederlands: Technologie
norsk nynorsk: Teknologi
norsk: Teknologi
Nouormand: Technologie
occitan: Tecnologia
ਪੰਜਾਬੀ: ਤਕਨੀਕੀ
Papiamentu: Teknologia
Picard: Teknolodjie
polski: Technologia
پنجابی: ٹیکنالوجی
português: Tecnologia
Runa Simi: Allwiya kamay
română: Tehnologie
русский: Технология
русиньскый: Технолоґія
саха тыла: Технология
sardu: Tecnologia
Scots: Technology
srpskohrvatski / српскохрватски: Tehnologija
සිංහල: තාක්‍ෂණය
Simple English: Technology
slovenčina: Technológia
slovenščina: Tehnologija
Soomaaliga: Farsamo
српски / srpski: Технологија
Basa Sunda: Téhnologi
svenska: Teknologi
Kiswahili: Teknolojia
tetun: Teknolojia
тоҷикӣ: Фанноварӣ
Tagalog: Teknolohiya
Türkçe: Teknoloji
Xitsonga: Thekinoloji
татарча/tatarça: Технология
українська: Технологія
oʻzbekcha/ўзбекча: Texnologiya
vèneto: Tenołogia
Tiếng Việt: Công nghệ
West-Vlams: Technologie
Winaray: Teknolohiya
吴语: 技术
isiXhosa: ITeknoloji
მარგალური: ტექნოლოგია
ייִדיש: טעכנאלאגיע
Vahcuengh: Gisuz
中文: 技术
Bân-lâm-gú: Ki-su̍t-ha̍k
粵語: 技術