Pierre Curie

Pierre Curiek

Pierre Curie lindi më 15 maj 1859 në Paris dhe vdiq më 19 prill 1906 në Paris. Ishte fizikan dhe kimist françez. Në vitin 1903 së bashku më bashkëshorten e tij Marie Curie mori çmimin Nobel në sferën e fizikës.

  • pierre curie per bashkëshorten e tij marie, të dy kimistë që kanë fituar çmime nobel

Pierre Curie per bashkëshorten e tij Marie, të dy kimistë që kanë fituar çmime Nobel

E dashur Marie!

Asgjë s'do të lumturonte aq shumë sa një lajm nga ty. Ideja se do të qëndroj dy muaj pa dëgjuar për ty ka qenë tmerrësisht e papëlqyeshme për mua: Kjo është sa për të të thënë se letra jote e shkurtër ishte më se e mirëpritur nga unë. Shpresoj se ti do të kthehesh këtu tek ne në tetor. Ndërsa për sa më përket mua, mendoj se nuk do shkoj gjëkundi, do të qëndroj në fshat, ku e kaloj gjithë ditën para dritares së hapur apo në kopsht.Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit, apo jo? - Që të jemi të paktën Miqtete të mirë. Kjo vetëm nëse ti nuk do të ndërrosh mendje. Sepse nuk ka premtime që s'janë të domosdoshme, disa gjëra nuk mund të ndodhin vetëm se ashtu të duket më e drejtë. Do të ishte mirë gjithashtu, gjë të cilën unë s'guxoj ta besoj se mund të ndodhë, që të kalonim jetët tona pranë njëri-tjetrit, të hipnotizuar nga ëndrrat tona: Ëndrra jote patriotike, ëndrra jonë humanitare dhe ëndrra jonë shkencore.

Nga gjithë këto, ajo e fundit besoj se është më arsyeshmja. Me këtë dua të them se ne jemi të pafuqishëm të ndërrojmë rendin social dhe, edhe nëse nuk do ishim ne nuk do dinim se çfarë të bënim. Nga këndvështrimi shkencor në të kundërt ne mund të shpresojmë të bëjmë diçka, toka në të cilën shkelim këtu është më solide dhe çdo zbulim që bëjmë, sado i vogël qoftë, do të mbetet dituri e përftuar. E sheh se si funksionin: Kemi rënë dakord që do jemi shokë të mirë, por nëse ti largohesh nga Franca për një vit, do të kthehej në një Miqteësi platonike, atë të dy krijesave të cilat s'do ta shohin më njëra-tjetrën. A nuk do ishte më mirë sikur të qëndroje këtu me mua? E di se kjo pyetje të zemëron dhe se ti nuk do të flasësh më për këtë gjë, por gjithashtu unë ndihem aq i pavlerë para teje. Mendova të kërkoj lejen tënde për të të takuar, kështu si rastësisht në Fribourg. Por ti po qëndron atje nëse nuk jam gabuar, vetëm për një ditë dhe atë ditë ti sigurisht që do jesh në dispozicion të miqve tanë, Kovalskis-ëve. Më beso, besniku yt Pierre Curie

Other Languages
Afrikaans: Pierre Curie
aragonés: Pierre Curie
العربية: بيار كوري
asturianu: Pierre Curie
azərbaycanca: Pyer Küri
تۆرکجه: پی یر کوری
беларуская: П’ер Кюры
беларуская (тарашкевіца)‎: П’ер Кюры
български: Пиер Кюри
bosanski: Pierre Curie
català: Pierre Curie
کوردی: پیەر کوری
čeština: Pierre Curie
Deutsch: Pierre Curie
Ελληνικά: Πιερ Κιουρί
English: Pierre Curie
Esperanto: Pierre Curie
español: Pierre Curie
euskara: Pierre Curie
فارسی: پیر کوری
français: Pierre Curie
Gàidhlig: Pierre Curie
galego: Pierre Curie
עברית: פייר קירי
hrvatski: Pierre Curie
Kreyòl ayisyen: Pierre Curie
magyar: Pierre Curie
հայերեն: Պիեռ Կյուրի
Bahasa Indonesia: Pierre Curie
Ilokano: Pierre Curie
íslenska: Pierre Curie
italiano: Pierre Curie
Basa Jawa: Pierre Curie
ქართული: პიერ კიური
Kabɩyɛ: Pierre Curie
қазақша: Пьер Кюри
ភាសាខ្មែរ: ព្យែរ គុយរី
한국어: 피에르 퀴리
kurdî: Pierre Curie
Кыргызча: Кюри Пьер
Latina: Petrus Curie
Lëtzebuergesch: Pierre Curie
lietuvių: Pierre Curie
latviešu: Pjērs Kirī
Malagasy: Pierre Curie
македонски: Пјер Кири
Bahasa Melayu: Pierre Curie
မြန်မာဘာသာ: ပယ်ရီကျူရီ
नेपाल भाषा: पिएरे क्युरी
Nederlands: Pierre Curie
norsk nynorsk: Pierre Curie
occitan: Pierre Curie
Oromoo: Piyeer Kurii
Picard: Pierre Curie
polski: Pierre Curie
Piemontèis: Pierre Curie
پنجابی: پیری کیوری
português: Pierre Curie
română: Pierre Curie
armãneashti: Pierre Curie
русский: Кюри, Пьер
संस्कृतम्: पिएरे क्युरी
sicilianu: Pierre Curie
srpskohrvatski / српскохрватски: Pierre Curie
Simple English: Pierre Curie
slovenčina: Pierre Curie
slovenščina: Pierre Curie
српски / srpski: Пјер Кири
svenska: Pierre Curie
Kiswahili: Pierre Curie
Tagalog: Pierre Curie
Türkçe: Pierre Curie
українська: П'єр Кюрі
oʻzbekcha/ўзбекча: Pierre Curie
Tiếng Việt: Pierre Curie
Winaray: Pierre Curie
მარგალური: პიერ კიური
Yorùbá: Pierre Curie
文言: 皮耶居禮
粵語: 居里