Pedagogjia speciale

Një shkollë speciale në Gjermani

Pedagogjia speciale ose Arsimi special ( anglisht: Special education; frëngjisht: Éducation spécialisée; gjermanisht: Sonderpädagogik; italisht: Pedagogia speciale) është praktikë e edukimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në një mënyrë e cila i merr parasysh nevojat dhe dallimet individuale të tyre. 

Përkufizimi

Nevojat e veçanta përfshijnë aftësi të kufizuara të mësuarit, çrregullimet në komunikim, çrregullimet emocionale (të tilla si ADHD dhe ADD), aftësi të kufizuar fizike (të tilla si sëmundja e kockave të brishtae, paraliza cerebrale, distrofia muskulare, bifida kurrizore, dhe ataksia e Frederikut), si dhe pengesat në zhvillim. [1] Nxënësit me këto lloje të nevojave të veçanta, përfitojnë shërbime arsimore shtesë, të tilla si qasje të ndryshme të mësimdhënies, përdorimin e teknologjisë, posaçërisht ambiente të përshtatura mësimore, et..

Në shumicën e vendeve të zhvilluara, edukatorët ndryshojnë metodat e mësimdhënies dhe mjediset mësimore në mënyrë që numri maksimal i nxënësve përfshihen në arsimin e përgjithshëm të vendit. Prandaj, arsimi special në vendet e zhvilluara shpesh konsiderohet më tepër si një shërbim. [2] [3] [4] [5] [6] Integrimi mund të zvogëlojë stigmatizimin social dhe të përmirësojë arritjet akademike për shumë studentë. [7]

E kundërta e arsimit special është arsimit i përgjithshëm. Arsimi i përgjithshëm është standard i programit mësimor pa metoda të veçanta të mësimdhënies ose mbështetjes. 

Other Languages