Partia e Punës e Shqipërisë

Partia e Punës e Shqipërisë

Partia e Punës e Shqipërisë pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte partia udhëheqëse e Shqipërisë në vitet 1948-1991 ashtu si dhe e vetmja parti e ligjshme. U themelua me ëmërtimin Partia Komuniste e Shqipërisë8 nëntor të vitit 1941 me bashkimin e grupeve të komuniste të cilët deri në atë kohë luftonin të vecuar nga njëri-tjetri. Koordinimin për këtë bashkim e bëri malazezi Miladin Popoviq. Emri iu ndryshua nga PKSH-ja në PPSH më 1948 në Kongresin e I, ndërsa pas 1991 në Kongresin e X të PPSH i mbajtur në qershor 1991 u vendos ndryshimi i emrit nga PPSH në Parti Socialiste (PS).

Prapavija historike

Komunistët shqiptarë ishin kryesisht njerëz me nivel arsimor të ulët, të organizuar në grupe të vogla dhe të izoluar të njohur në historiografinë shqiptare si: Grupi i Shkodrës, Grupi i Korçës, Grupi i të Rinjve dhe Grupi "Zjarri". Mospërputhjet mes tyre ishin të mëdha. Historiani jugosllav, Vladimir Dedijer, thotë se Kominterni kishte dërguar udhëzime për shpërndarjen e grupeve, në vitin 1937 dhe riorganizimin e tyre. Por udhëzimet nga lart nuk u respektuan. Komunistët shqiptarë, po prapë sipas Dedijer, përshkruhen si jo të gatshëm për sakrifica. Ata pretendonin se në Shqipëri nuk kishte proletariat, kështu që nuk e shikonin të mundshme ekzistencën e një partie komuniste.

Indiferenca e komunistëve shqiptarë ndaj luftës mori fund në qershor 1941, kur Gjermania naziste prishi marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik dhe nisi trupat ushtarake drejt Moskës. Detyra e parë e tyre ishte organizimi politik, por krijimi i partisë nuk ishte i lehtë. Në një letër për Kominternin, Koço Tashko i përshkruan se çdo grup komunist në Shqipëri kishte modelin e vet të marksizmit. Udhëheqësi i ardhshëm i komunistëve shqiptarë ndodhej i internuar në Peqin[1].

Other Languages
srpskohrvatski / српскохрватски: Komunistička partija Albanije