Numri i shtazës

Copë pergameni me numrin XIC=616.

Numri i shtazës është një koncept nga Zbulesa e Gjonit të Besëlidhjen së ReBiblëskrishterë. Në tekstet biblike moderne numri i shtazës është 666, megjithëse shfaqet në vend të tij edhe të paktën në një burim të lashtë. Kjo çështje është burim kundërshtimesh për shumë grupe kishash dhe teologësh. Disa shkollarë debatojnë që numri është një kod (çelës) për Perandorin romak Neronin.

Ndryshe nga ç´besohet zakonisht, nuk është numri që tregon Satanin, por shenja e ndonjë personaliteti njerëzor që do të vijë apo ka ardhur tashmë (sipas shpjegimeve të disa kishave), dhe zotërimi i tij mbi botë do të tregohet nga një numër i tillë.

Hamendësime

Shpjegimi kabala

Sorat - demoni diellor i kundërvihet shpirtit diellor "Krishtit" - Antikrishti. Sipas një studimi të bazuar mbi kabalën numri 666 është shprehje e një emri apo fjale.

400 + 200 + 6 + 60 = 666
ם ו ך ת
tav resh vav sameh
T Ra O S = SORAT

Shpjegimi alegorik

Shpjegime historike

Mendohet që Gjoni, kur shkroi zbulesën e tij, donte të mbronte bashkësinë e krishtere. Sepse personi që përfaqësonte shtazën, nuk ishte askush tjeter veçse perandori romak Neron, shkaktar i shtypjes së dhunshme kundër të krishterëve, në të cilën vdiqën Pjetri dhe Pali. Në të vërtetë, si në greqishten e lashtë, ashtu edhe në hebraisht numrat shkruheshin duke përdorur shkronjat e alfabetit. Nëse përdoren bashkëtingëlloret hebraike të emrit QeSaR NeRON (קסר נרון) del se:

  • Q (qof) = 100
  • S (samekh) = 60
  • R (resh) = 200
  • N (nun) = 50
  • R (resh) = 200
  • O (waw) = 6
  • N (nun) = 50

shuma e tyre është pikërisht 666. Duhet të shënohet që zanorja O që lidhet në të vërtetë me bashkëtingëlloren W e cila është një çështje mësimi, çka do të thotë një bashkëtingëllore shërbente për të shmangur keqkuptime (keqshqiptime) në lexim. Sidoqoftë "Zbulesa e Gjonit" është shkruar pas vdejes së Neronit, pra pas vitit 68 e.r.

Është për tu përmendur edhe një fakt tjetër që emri i Jezusit, Krishtit, jep si përfundim numrin 888.

  • I = 10 (iota)
  • e = 8 (eta)
  • s = 200 (sigma)
  • o = 70 (omikron)
  • u = 400 (upsilon)
  • s = 200 (sigma)

Kjo nuk është e rastësishme, siç dihet, numrat 7 dhe 3 janë të parapëlqyer në Bibël, bota u krijua në 7 ditë, shtatë lopët e majme dhe të dobëta në historinë e Moisiut; gjithë kjo nuk është pra rastësore. Numri 666 paraqet atë që njeriu do të bëhet, por nuk do të bëhet pa ndihmën e Perëndisë, pra i përsosur. Numri 6 i afrohet shumë numrit të përsosur 7; numri 8 tregon botën pas krijimit, fillimin e një jete të re, kur Jezusi, Krishti, do të qeverisë njerëzimin.

Shpjegime eskatologjike

Kodi vizor

Kodi vizor me tre vijat e dyfishta të stërgjatura për ndarjen e blloqeve shifrore dhe një vijë e koduar e dyfishtë si 6 (shifra e parë në bllokun e djathtë).

Kodi vizor që gjendet praktikisht në çdo produkt ka tre shenja ndarëse, vizat më të gjata, që janë pikërisht tre gjashta. Edhe pse ato nuk shihen, këto kode janë të pranishëm në shiritët magnetikë të çdo "karte", përfshirë kartat e kreditit dhe bankomatët. Kjo shikohet nga disa njerëz si përmbushja e profecisë sipas së cilës "askush nuk do të mund të shesë apo blejë" nëse nuk do të kishte Numrin e Shtazës

Vetëm fakti, që një profeci e lashtë 2000 vjeçare të ketë parathënë këtë shënim të mallrave, është i habitshëm.

Hamendësia e shkrimeve

Hamendësia e shpjegimit tekstual

Nga ana filologjike, është e gabuar, që numri i zbulesës 666 të barazohet me gjashtën e trefishtë. Në gjuhët burimore numri gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë nuk shkruhet si numri 666. Kjo mënyrë përdoret vetëm në sistemin arab të numrave nëpërmjet gjashtës së trefishtë 666. Në gjuhën greke ky numër shkruhet me shkronjën hi (600), ksi (60) dhe stigma (6), ndërsa në gjuhën hebraike me shkronjat tav (400), resh (200), sameh (60) dhe vav (6) dhe me numrat romakë DCLXVI. Pra, sipas pikëpamjes filologjike dhe kabalistike, greqishtja dhe hebraishtja nuk kanë asgjë të përbashkët me numrin gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.

Ka mundësi që apostulli Gjon gjatë vizionit të tij të mos ketë parë numrin hi-ksi-stigma apo tav-resh-sameh-vav, por shenjen 6-6-6, ku atij iu tha, se është numri gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë. Dhe kështu ai e përktheu këtë informacion në gjuhët moderne të asaj kohe, në hebraisht dhe greqisht.

Other Languages
العربية: رقم الوحش
azərbaycanca: 666 (mifologiya)
беларуская: Лік звера
български: Число на звяра
čeština: Číslo šelmy
Чӑвашла: Кайăк хисепĕ
dansk: Dyrets tal
فارسی: عدد وحش
suomi: Pedon luku
Bahasa Indonesia: Bilangan binatang
日本語: 獣の数字
한국어: 짐승의 숫자
Plattdüütsch: 666 (Okkultismus)
português: Número da Besta
română: Numărul fiarei
русский: Число зверя
slovenčina: Číslo šelmy
українська: Число звіра
vepsän kel’: Zverin lugu
中文: 獸名數目