Mushkonja Tigër

Mushkonja Tigër në dorënjeriut
Mushkonja Tigër në dorënjeriut

Aedes albopictus (Familja Culicidae), njihet edhe me emrat Mushkonja Tigër, Mushkonja e Azisë Tigër ose Mushkonja e Pyllit e Ditës, njihet nga këmbët me vija të bardha dhe të zeza dhe nga trupi i hollë me ngjyrë bardhë e zi. Origjina e saj është nga Azia juglindore, ku ajo gjendej në një zonë që fillonte në perëndimMadagaskar deri në lindje në Guinenë e Re, dhe në veri deri në Kore.

Mushkonjat e species Aedes albopictus kanë një gjatësi mesatare prej rreth 5mm. Ashtu si edhe të gjithë anëtarët e familjes së mushkonjave, femra e kësaj specieje është e paisur me një proboscis (gjuha në formë tubi e mushkonjave) të hollë dhe të gjatë, të cilin ajo e përdor për të grumbulluar gjak për të ushqyer vezët e veta. Në ndryshim nga femra, mashkulli i species ushqehet kryesisht me nektar. Femra shumëzohet duke i lëshuar vezët e saj pranë ujit, por jo në ujë siç bëjnë zakonisht femrat e mushkonjave të specieve të tjera, zakonisht pranë një pellgu me ujë të ndenjur. Megjithatë, për zhvillimin e larvave të kësaj specieje, është e mjaftueshme që vezët të lihen pranë një depozite apo ene të hapur me ujë.

Specie pushtuese

Kjo specie mushkonjash është në gjendje të mbijetojë dhe të shtohet në kushte dhe rrethana shumë të ndryshme. Kjo specie është në përgjithësi më agresive se mushkonjat e zakonshme vendase, dhe më e aftë për të gjetur ushqim dhe për tu shumëzuar. Mushkonja Tigër ka një pickim të shpejtë, dhe për këtë arsye edhe i shpëton në shumicën e rasteve përpjekjeve të njerëzve për ta vrarë atë.

Mushkonja të tjera që rriten në Amerikën e Veriut, si për shembull Ochlerotatus canadensis, kanë këmbë me vija të bardha dhe të zeza. Mushkonjat Tigër u zbuluan për herë të parë në Amerikën e Veriut në një ngarkesë me goma të përdorura në portin e Hjustonit në vitin 1985. Që nga ajo kohë mushkonjat janë përhapur gjatë gjithë jugut të SHBA dhe në Bregun Lindor të SHBA deri në jug të Nju Xhërsit. Kjo specie është sjellë po ashtu, edhe ne ishujt Havai përpara vitit 1896.

Kjo mushkonjë është kthyer në një shqetësim të madh për njerëzit sepse ajo rron dhe shumëzohet pranë zonave të banuara dhe jo në laguna dhe këneta. Përveç kësaj ndryshe nga mushkonjat e tjera që ushqehen (pickojnë) gjatë natës, ose në të gdhirë, ose të ngrysur, kjo mushkonjë fluturon dhe ushqehet zakonisht gjatë ditës. Ajo shumëzohet në pellgje dhe enë me ujë dhe larvat për zhvillimin e tyre kanë nevojë vetëm për disa dhjetra mililitra ujë. Distanca e fluturimit e mushkonjës është e shkurtër (më pak se 200 metra), dhe për këtë arsye vendi i shumëzimit është shumë afër vendit ku zbulohen individët e rritur. (Nishida & Tenorio, 1993).

Nuk është provuar se kjo mushkonjë mbart Virusin e Nilit Perëndimor, por kjo mushkonjë mund të mbartë dhe transmetojë Eastern Equine Encephalitis. Mushkonja është një nga mbartësat dhe transportuesit e etheve dengue në Amerika Qendrore, Amerikën e Jugut, dhe në zonën e Paqësorit.

Other Languages
български: Тигров комар
català: Mosquit tigre
euskara: Tigre eltxo
فارسی: پشه ببری
français: Aedes albopictus
interlingua: Aedes albopictus
한국어: 흰줄숲모기
Baso Minangkabau: Stegomyia albopicta
Bahasa Melayu: Aedes albopictus
português: Aedes albopictus
русский: Aedes albopictus
srpskohrvatski / српскохрватски: Azijski tigrasti komarac
Simple English: Asian tiger mosquito
slovenščina: Tigrasti komar
українська: Aedes albopictus
Tiếng Việt: Muỗi vằn châu Á
中文: 白紋伊蚊