Monedhat Euro Gjermane

Monedhat Euro Gjermane kanë tri dizajne të ndryshme për tri seritë e tyre. Monedhat 1, 2 dhe 5 cent u dizajnuan nga Rolf Lederbogen, dizajni për 10, 20 dhe 50 cent u bë nga Reinhard Heinsdorff dhe monedhat 1 dhe 2 euro u bënë nga Heinz Hoyer dhe Sneschana Russewa-Hoyer. Të paraqitura në të gjitha dizajnet janë 12 yjet e BEsë dhe viti i shtypjes.

Përveç vitit, monedhat gjermane gjithashtu paraqesin një shkronjë të vogël si shenjë nga shtypja që tregon punishten e posaçme që shtypi atë monedhë.

Këto shkronja iu dhanë stampuesve gjermane gjatë kohës së Perandorisë Gjermane, për këtë arsye ato nuk ndjekin një rradhë të posaçme.

Other Languages