Komedia Hyjnore

Comencia la Comedia, 1472

Komedia Hyjnore është vepër e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian Dante Aligieri.

Vepra paraqet një alegori epike trekëndëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të autorit nëpër tri mbretëritë e përjetshme : Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 7 dite, autori provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes.

Përmbajtja

Shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

Udhëtimi imagjinar

Në moshën 35 vjeçare, në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1300, poeti humb në një pyll të errët. Aty i shfaqet hija e Virgjilit, poetit të madh latin, dërguar prej qiellit nga Beatriçja ; ai e shpëtoi nëpërmjet një shtegu ku s’kalonte këmba e njeriut të gjallë. Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në 9 rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, koprracia etj), që për poetin janë më të lehta ; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë mëkatarët si e vuajnë dënimin e tyre.

Pas udhëtimeve të tmerrshme nëpër ferr, të dy poetët i ngjiten malit të purgatorit. Purgatori ka 7 rrathë, ku bëhet pastrimi i shpirtit përmes vuajtjeve të pendesës. Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepëri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit ; zemërimi, kur do të hakmerret etj) ; kur dashuron me pasion të tepruar (koprracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta ; grukësia, kur njeriu do më shumë se sa duhet gojën e vet; epshet e tyre etj.).

Dhe, së fundi, si përfundim i lumtur i këtij udhëtimi mahnitës, ashtu siç ndodh pas një ëndrre të vështirë, hipur mbi një qerre ngadhnjimtare, vjen Beatriçja dhe e shpie fluturimthi në qiejt e parajsës, nëpër 9 qiejt danteskë, ku sundon drita e përjetshme. Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.

Rrafshet kuptimore

Shtatore e Dantes, Firence

Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një

Drinor Shala

Other Languages
Alemannisch: Göttliche Komödie
aragonés: A Divina Comedia
azərbaycanca: İlahi Komediya
беларуская: Боская камедыя
беларуская (тарашкевіца)‎: Боская камэдыя
brezhoneg: Divina Commedia
čeština: Božská komedie
Ελληνικά: Θεία Κωμωδία
English: Divine Comedy
español: Divina comedia
فارسی: کمدی الهی
français: Divine Comédie
interlingua: Divin Comedia
Bahasa Indonesia: Divina Commedia
italiano: Divina Commedia
日本語: 神曲
한국어: 신곡
lumbaart: Divina Cumedia
Plattdüütsch: Göttliche Komödie
Piemontèis: Divin-a Comedia
português: Divina Comédia
rumantsch: Divina Commedia
română: Divina Comedie
sicilianu: Divina Cummedia
srpskohrvatski / српскохрватски: Divina Commedia
Simple English: The Divine Comedy
slovenčina: Božská komédia
slovenščina: Božanska komedija
Kiswahili: Divina Commedia
Türkmençe: Ylahy komediýa
Türkçe: İlahi Komedya
Tiếng Việt: Thần khúc
中文: 神曲
Bân-lâm-gú: Sîn-khiok
粵語: 神曲