Karsti

Karsti

Karsti është nocion gjeomorfologjik për relievin specifik dhe kompleksin e dukurive morfologjike dhe hidrologjike në shkëmbinjtë karbonatikë të tretshëm në ujë, siç janë: gëlqerorët, dolomitet, gjipsi, kripa etj.

Gëlqerorët janë shkëmbinj të thyeshëm, për këtë shkak lëvizjet tektonike në ta bëjnë plasa dhe çarje me madhësi të ndryshme. Edhe agjentët e jashtëm, afër sipërfaqes, krijojnë çarje e plasa të vogla, dhe kështu bashkë me ato tektonike ndërtojnë një rrjet të dendur, veçanarisht afër sipërfqës.

Shkëmbinjtë karbonatik janë të tretshëm në ujë, veçanarisht kur ai përmban dioksidin e karbonit. Uji atmosferik qysh në atmosferë thith një sasi të këtij gazi,krijon thartirën karbonike, dhe kur bie në masat gëlqerore i tret, i ren, dhe në to krijon forma të ndryshme sipërfaqësore dhe nëntokësore. Karsti karakterizohet nga mungesa ose sasia e vogël e rrjedhave sipërfaqësore ( nga qarkullimi nëntokësor iujit), nga mungesa e tokës ( dheut), bimësisë dhe shpesh edhe e jetës së njeriut.

Përhapja e madhe e karstit lidhet me :

  1. Sasinë e reshjeve dhe qarkullimin e madh siperfaqësor e nëntokesorë.
  2. Tektonikën, ngritjet e vazhdueshme te teritorit aktivizojnë proceset karstike e veçanarisht ato nëntokesore.
  3. Mbulesen e varfër bimore dhe si rrjedhim ujerat veprojnë direkt mbi shkëmbin gëlqeror.
  4. Kushtet topografike, kushtet me te pershtatshme i kane terrenet e sheshta,pllajat,shpatet e buta, kreshtat e sheshta te maleve.
  5. Lartesia absolute,me i zhvilluar është karsti ndërmjet lartësive 600-2000 m mbi nivelin e detit. Sipër lartësisë 2000 m proceset karstike dobësohen për shkak të pakësimit të rreshjeve dhe ngrirjes së ujrave.Në pjesët e larta të maleve është mjaft i përhapur nivokarsti (karsti i dëbores). Poshtë lartësisë 600 m,është mjaft i përhapur karsti i fshehur.
Other Languages
aragonés: Carso
العربية: هضبة كارست
беларуская: Крас
català: Carso
čeština: Kras (pohoří)
español: Carso
français: Carso
עברית: קראס
hrvatski: Kras (regija)
Bahasa Indonesia: Dataran Karst
italiano: Carso
日本語: クラス地方
한국어: 크라스
norsk nynorsk: Kras
norsk: Kras
português: Carso
română: Podișul Karst
русский: Карст (плато)
slovenščina: Kras (območje)
српски / srpski: Крас (географија)
українська: Крас (Істрія)
vèneto: Carso
Tiếng Việt: Kras
中文: 喀斯特