Kalifati

Fjala hilafet ose kalifat rrjedh nga ajo arabe khilāfa. Kalifi quhet në arabisht خليفة رسول الله Ḫalīfa, shumës Ḫulafāʾ (pasardhës në post, mëkëmbës, kalif) ose khalīfat allāh ose khalīfat rasūl allāh që do të thotë e përkthyer fjalë për fjalë „mëkëmbës i Zotit“ ose „pasardhës i të dërguarit të Zotit“.

Kalifati paraqet formën e rregjimit islamik, në të cilën udhëheqja shekullare (laike) dhe fetare është vetëm në dorën e kalifit. Sistemi shtetëror i MuhameditMedinë ka qenë i bazuar në modelin teokratik: ai ka qenë si prijësi i lëvizjes fetare ashtu edhe sundimtari mbi zonën e influencës, në të cilën ky besim praktikohej. Kalifati ka qenë kështu jo vetëm posti zyrtar por ai ka qenë po ashtu edhe zona ku ushtronte pushtetin kalifi, zotërimet e tija.

Kalifati deri në vitin 750:██ Nën profetin Muhamed, 612-632██ Nën tre kalifët e parë, 632-655██ Nën kalifët umajjadë, 661-750

Koncepti i kalifatit është sipas pikëpamjes së shumë myslimanëve në kundërshtim me doktrinën e Muhamedit. Sipas sures 112 (al-ihlās), asnjë njeri nuk mund të krahasohet me allahun, as vetë kreu i të gjithë myslimanëve. Katër kalifët e parë, Abu Bakr-i, Umar ibn al-Khattab-i, Uthman ibn Affan-i dhe ʿAlī ibn Abī Tālib-i nuk pretendonin se e kishin në zotërim këtë titull. Si mëkëmbësi i zotit mbi tokë (arabisht خليفة الله Ḫalīfat allāh))[1] haset ky titull për herë të parë tek umajjadët që filluan të sundojnë prej vitit 661, të cilët e përdornin këtë titull për vete. Trashëgimia islamike e mëvonshme ka përcaktuar se ky titull fillimisht quhej „pasardhës (ose mëkëmbës) i profetit të allahut“. Kështu edhe e pati marrë Abu Bakr-i titullin khalifat rasul allah, „pasardhës i profetit të allahut“.

Other Languages
Afrikaans: Kalifaat
Alemannisch: Kalifat
asturianu: Califatu
تۆرکجه: خیلافت
беларуская: Халіфат
български: Халифат
বাংলা: খিলাফত
brezhoneg: Kalifiezh
bosanski: Hilafet
català: Califat
нохчийн: Халифат
کوردی: خەلافەت
čeština: Chalífát
dansk: Kalifat
Deutsch: Kalifat
Zazaki: Xilafet
Ελληνικά: Χαλιφάτο
English: Caliphate
Esperanto: Kaliflando
español: Califato
eesti: Kalifaat
euskara: Kalifa-herri
فارسی: خلافت
suomi: Kalifaatti
français: Califat
Gàidhlig: Cèileafaid
galego: Califato
हिन्दी: ख़िलाफ़त
hrvatski: Kalifat
italiano: Califfato
Basa Jawa: Khalifah
қазақша: Халифат
한국어: 아랍 제국
Кыргызча: Халифат
lietuvių: Arabų Kalifatas
latviešu: Kalifāts
Malagasy: Kalifaty
മലയാളം: ഖിലാഫത്ത്
मराठी: खिलाफत
Bahasa Melayu: Khilafah
မြန်မာဘာသာ: ကလီဖား၊ ကလစ်ဖ်
Nederlands: Kalifaat
norsk nynorsk: Kalifat
occitan: Califat
ਪੰਜਾਬੀ: ਖ਼ਿਲਾਫ਼ਤ
polski: Kalifat
پښتو: خلافت
português: Califado
română: Califat
русский: Халифат
sicilianu: Califfatu
Scots: Caliphate
سنڌي: خلافت
srpskohrvatski / српскохрватски: Kalifat
Simple English: Caliphate
slovenčina: Kalifát
српски / srpski: Калифат
svenska: Kalifat
тоҷикӣ: Хилофат
Türkçe: Hilâfet
українська: Халіфат
اردو: خلافت
oʻzbekcha/ўзбекча: Xalifalik
Tiếng Việt: Khalifah
ייִדיש: כאליפאט
中文: 哈里發國
Bân-lâm-gú: Khalifah-kok