John Malkovich

John Malkovich
JohnMalkovich2005Locarno.jpg
John Malkovich , gusht 2005
Informacione personale
Ditëlindja 9 dhjetor 1953
Vendlindja Christopher , Illinois, U.S.
Bashkëshort(ja) Glenne Headly (1982-1988)
Nicoletta Peyran (1989-present)
Kombësia amerikan


John Gavin Malkovich (lindur 9 dhjetor, 1953) është një aktor amerikan , prodhuesi filmi dhe regjizor filmi.

Gjatë 25 viteve të fundit, Malkovich u shfaqën në më shumë se 70 filma. Filmet e tij përfshijnë : Death of a Salesman, Dangerous Liaisons, In the Line of Fire, Con Air, The Man in the Iron Mask, Of Mice And Men, Rounders, Changeling, Eragon, Being John Malkovich, dhe Burn After Reading.

Jeta dhe karriera

John Malkovich

John Malkovich, ( sqt. Xhon Malkoviç), lindi në një qytet të vogël të Illinoisit nga nënë skoceze dhe baba kroat. Familja e tij njihet si një nga familjet që i dhanë jetë Lëvizjes Ambientalise të Illinoisit. Ajo ishte dhe botuesja e të përditëshmes "Benton Evening News" si dhe e revistës "Outdoor Illinois"

Në vitet e fëminisë, për shkak të mbipeshës së tij, Malkovich nuk merr pjesë pothuajse asnjëherë në aktivitet dhe çfaqjet shkollore. Megjithatë, kur ishte vetëm 7 vjeç, mbetet i mahnitur nga çfaqja Our Town e shkrimtarit amerikan Thornton Wilder ( 1897- 1975). Më vonë, në vitet e gjimnazit, merret intensivisht me sport, hyn në skuadrën e futbollit amerikan të shkollës; dhe me muzikë, luan në tub dhe kitarë në orkestrën e shkollës. Bie në peshë shumë shpejt.

Duke ndjekur traditën familjare, Malkovich, vazhdon studimet universitare për Shkenca të Ambjentit në Eastern Illinois University edhe pse në të vëtetë tashmë recitimi dhe teatri janë bërë pasioni i tij. Pér këtë, më vonë transferohet në Illinois State University dhe ndjek shkollën e recitimit. Këtu interpreton për herë të parë në The Loverdramaturgut Harold Pinter ( 1930 - 2008).

Në vitin 1976 braktis studimet dhe transferohet në Chicago ku së bashku me Gary Sinise dhe të tjerë krijojnë Steppenwolf Theatre Company që për një kohë të shkurtër bëhet kompania teatrale më në zë e zonës. Merr pjesë në më shumë se pesëdhjetë çfaqje të saj në nje periudhë prej pesë vjetësh.

Në vitin 1983 transferohet rishtazi, këtë herë në New York, ku merr pjesë një vit më vonë përkrah Dustin Hoffman-it në çfaqjen " Death of a Salesman" ("Vdekja e Tregtarit Udhëtar") të Arthur Millerit. I jepet çmimi Emmy Award për të njëjtin rol kur shfaqja transformot në film televiziv.

Roli i tij i parë në kinema është më 1984 në filmin e Robert Benton, " Places in the Heart"' ("Stinët e zemrës"), rol për të cilin u emërua dhe për Oskar si " aktori joprotagonist më i mirë", për t'u ndjekur menjëherë më pas nga " The Killing Fields" të Roland Joffé. Më 1988 është pastaj protagonist përkrah Glenn Close dhe Michelle Pfeiffer në një film të Stephen Frears , " Dangerous Liaisons" ("Marrëdhënie të rrezikshme"). Marrëdhënia që lind gjatë xhirimeve të këtij filmi midis tij dhe Michelle Pfeiffer-it solli edhe ndarjen e tij nga gruaja e parë Glenne Headly

1990 merr pjesë si asistent-regjizor në " Il tè nel deserto" ("Çaj në shkretëtirë") të Bernardo Bertolucci-it ku njihet dhe më vone edhe martohet me studiuesen e kulturaveOrientit Nicoletta Peyran nga e cila ka dy fëmijë.

1994 do të jetë përsëri kandidat për Oskar, gjithmonë si " aktori joprotagonist më i mirë", për filmin " In the Line of Fire" ("Në qendër të shënjestrës") ( 1993), të Wolfgang Petersen ketë rradhë përkrah me Clint Eastwood.

2008, po me Clint Eastwood por ketë radhë si regjisor, është një prif në Changeling

Other Languages
Afrikaans: John Malkovich
asturianu: John Malkovich
български: Джон Малкович
čeština: John Malkovich
Ελληνικά: Τζον Μάλκοβιτς
Esperanto: John Malkovich
español: John Malkovich
français: John Malkovich
hrvatski: John Malkovich
Հայերեն: Ջոն Մալկովիչ
Bahasa Indonesia: John Malkovich
italiano: John Malkovich
한국어: 존 말코비치
Lëtzebuergesch: John Malkovich
Malagasy: John Malkovich
македонски: Џон Малковиќ
Nederlands: John Malkovich
português: John Malkovich
română: John Malkovich
srpskohrvatski / српскохрватски: John Malkovich
Simple English: John Malkovich
slovenčina: John Malkovich
slovenščina: John Malkovich
српски / srpski: Џон Малкович
Türkçe: John Malkovich
українська: Джон Малкович
Tiếng Việt: John Malkovich
მარგალური: ჯონ მალკოვიჩი