John Dewey

John Dewey cph.3a51565.jpg

John Dewey (shqip: Xhon Djui 1859-1952),[1] Pedagog, edukator, filozof, dhe psikolog amerikan. Një ndër themeluesit e shkollës së funksionalizmit. Dewey besonte se sjellja dhe vetëdija nuk duhej të studioheshin si gjëra të shkëputura, por duhet të kuptohen në kuadrin e përshtatjes së individit ndaj mjedisit.

Xhon Djui është pedagogu më i shquar amerikan dhe njëri ndër pedagoget më të shquar botëror. Ai u morr edhe me filozofi, sociologji, psikologji, politikë etj. Djui ishte themeluesi dhe bartësi kryesor i pedagogjisë dhe shkollës pragmatiste. Ai u përpoq për shkollë për fëmijë dhe jo për fëmijë për shkollë. Djui konsiderohet mësues i popullit amerikan. Pedagogjia e tij kërkon rrugë dhe forma për të përgatitur dhe aftësuar brezin e ri për t’iu përshtatur shoqërisë amerikane dhe për ta zhvilluar ate, por njëkohësisht ajo solli ndryshime epokale edhe në shkollën e pedagogjinë tradicionale evropiane dhe më gjerë.

Biografia

Xhon Djui

Xhon Djui u lind më 20 tetor të vitit 1859 në Berlington ( Vermont ) të SHBA-ve nga babai Archibald dhe nëna Lucina. Pasi kreu shkollën fillore dhe shkollën e mesme në vitin 1875 në moshën 16 vjeçare i filloi studimet në Universitetin e Vermontit në Berlington ku në vitin 1879 në moshën 20 vjeçare edhe diplomon. Gjatë kësaj periudhe ai u influencua prej pikëpamjeve të G.H.Perkinsit dhe të evolucionistit të madh anglez T.H.Huxleyt e sidomos nga teksti i këtij të fundit “Lessons in Elementary Physiology” (Mësime në Fiziologjinë Elementare). Në perfeksionimin profesional të Djuit kishin një rol vendimtar edhe kontaktet e tij me profesorin e filozofisë H.A.P.Torrey. “Nga viti 1879 gjer në vitin 1881 Djui punon si mësues në një shkollë të lartë në Oil City të Pensilvanisë” Po në vitin 1879 Djui shkruan dhe boton eseun e parë në revistën “Journal of Speculative Philosophy” gjë që i dha kurajë për të vazhduar studimet posdiplomike në Universitetin Johns Hopkins të Baltimorit. Në këtë universitet ai pati fatin të ishte student i tre intelektualëve dhe shkencëtarëve më të mëdhenj të asaj kohe në SHBA siq ishin : George Sylvester Morris, filozof amerikan nën ndikimin e Hegelit, Stanley Hall psikolog eminent i asaj kohe në ShBA si dhe Charles Sanders Peirce profesor i logjikës. Në vitin 1884 Djui doktoron në temën “Psikologjia e Kantit” (The Psychology of Kant). Në përgjithësi Djui ishte nën ndikimin dhe frymëzimin e filozofëve të mëdhenj të kohës si Platoni, Zhan Zhak Ruso, G. W. F. Hegeli, Çarls S. Pirsi, Uiliem Xhemsi dhe Gjorgj T. Ladi. Në periudhën 1884-1894 Djui ishte profesor në Universitetin e Miçigenit me përjashtim të vitit 1888 kur ishte profesor në Universitetin e Minesotas. Gjatë veprimtarisë së tij në këtë institucion ai shkroi edhe dy librat e tij të parë si “Psychology” (1887), dhe “Leibniz’s New Essays Concerning the Human Understanding” (1888). Në vitin 1894 ai u emërua drejtues i departamentit të filozofisë, pedagogjisë dhe psikologjisë në Universitetin e Çikagos, ndërsa në vitin 1896 së bashku me bashkëshorten e tij themeloi “shkollën laborator” pranë këtij universiteti e e cila ishte shkolla e parë eksperimentale në Amerikë,( këtë shkollë E.Klapareidi e konsideron si shkollën e parë eksperimentale në përgjithësi). Në këtë institucion të psikologjisë së aplikuar, Djui u përpoq për jetësimin e pikëpamjeve të tij pedagogjike. Në vitin 1899 zgjedhet kryetar i Shoqatës së Psikologëve Amerikanë kurse në vitin 1904 bëhet kryetar i Shoqatës së Filozofëve Amerikan. Nga viti 1905 e gjer në vitin 1929 vazhdon punën si profesor në Universitetin e Kolumbisë kur edhe pensionohet mirëpo veprimtarinë tij e vazhdon edhe më tutje si profesor emeritus deri në vitin 1939. Gjatë periudhës sa punoi si profesor në Universitetin e Kolumbisë, tashmë si pedagog i afirmuar ai udhëtoi edhe jashtë SHBA-ve për të mbajtur ligjërata si p.sh. në vitet 1919-24 në Japoni si dhe në Kinë ku për rreth dy vjet mbajti ligjërata në Universitetin e Nankingut në Pekin, 1924 në Turqi (në kohën e Kemal Ataturkut), 1926 në Meksikë, 1928 në ish BRSS etj. Xhon Djui vdiq më 1 qershor të vitit 1952 në moshën 92 vjeçare në Nju Jork.

Other Languages
العربية: جون ديوي
asturianu: John Dewey
azərbaycanca: Con Dyui
беларуская: Джон Дзьюі
български: Джон Дюи
bosanski: John Dewey
català: John Dewey
کوردی: جۆن دووی
čeština: John Dewey
dansk: John Dewey
Deutsch: John Dewey
Ελληνικά: Τζον Ντιούι
English: John Dewey
Esperanto: John Dewey
español: John Dewey
eesti: John Dewey
euskara: John Dewey
فارسی: جان دیویی
suomi: John Dewey
français: John Dewey
galego: John Dewey
עברית: ג'ון דיואי
हिन्दी: जॉन डिवी
hrvatski: John Dewey
magyar: John Dewey
Հայերեն: Ջոն Դյուի
interlingua: John Dewey
Bahasa Indonesia: John Dewey
íslenska: John Dewey
italiano: John Dewey
ქართული: ჯონ დიუი
қазақша: Джон Дьюи
한국어: 존 듀이
Кыргызча: Дьюи, Жон
lietuvių: John Dewey
latviešu: Džons Djūijs
Malagasy: John Dewey
македонски: Џон Дјуи
മലയാളം: ജോൺ ഡ്യൂയി
मराठी: जॉन ड्युई
Nederlands: John Dewey
norsk: John Dewey
ਪੰਜਾਬੀ: ਜੌਨ ਡੇਵੀ
polski: John Dewey
Piemontèis: John Dewey
português: John Dewey
română: John Dewey
русский: Дьюи, Джон
Scots: John Dewey
srpskohrvatski / српскохрватски: John Dewey
Simple English: John Dewey
slovenčina: John Dewey
slovenščina: John Dewey
српски / srpski: Џон Дјуи
svenska: John Dewey
Kiswahili: John Dewey
தமிழ்: ஜான் டூயி
Türkçe: John Dewey
українська: Джон Дьюї
Tiếng Việt: John Dewey
Winaray: John Dewey
Yorùbá: John Dewey
Bân-lâm-gú: John Dewey