Italia
English: Italy

Republika Italiane
Repubblica italiana
Flag of Italy.svgEmblem of Italy.svg
Flamuri i ItalisëStema e Italisë
Vendndodhja e Italisë
Vendndodhja e Italisë   (e gjelbër e errët)

– në Europë  (e gjelbër & gri e errët)
– në Bashkimin Europian  (e gjelbër)

Himni Kombëtar"Il canto degli italiani" (Kënga e italianëve)
KryeqytetiRoma (gjithashtu qyteti më i madh)
Gjuha zyrtareItalisht
Pavarësia17 mars 1861
Anëtarësimi në OKB14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjesRepublikë Parlamentare
PresidentSergio Mattarella
KryeministërGiuseppe Conte
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 72-të
301.340 km²
2,4
Popullsia ((2017))
– totale
– dendësia
Vëndi i 23-të
60.507.590 banorë
201,4 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
1,819 trilion dollarë
29.847 dollarë
MonedhaEuro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik+39
Kodi i internetit.it
Kodi ISO 3166-1IT

Italia (zyrtarisht Florian Italiane, italisht Italia respektivisht Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.

Roma, kryeqyteti i Perandorisë Romake në lashtësi, është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Etimologjia

Propozimet e etimologjisë së fjalës 'Italia' janë të shumta. Sipas një propozim më i njohur, fjala Italia, nga latinishtja Italia, ishte i huazuar nga greqishtja prej gjuhës Oscane Víteliú, që do të thotë "toka e gjedhëve të reja".

Fillimisht emri Italia u përdorë vetëm për Italinë jugore. Grekët gradualisht filluan të përdorin këtë emër për një rajon më të madh, por ishte gjatë mbretërimit e Augustit (në latinisht Imperator Gaius Julius Caesar Augustus, që konsiderohet si perandori i parë i Perandorisë Romake) që emri Italia u përdorë për gadishullin italian komplet, deri te Alpet.

Gjeografia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Italisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' V, 12° 50' L dhe 294,020 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7.210 km² ujë.

Vija bregdetare e Italisë është 7,600 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.932,2 km i gjatë.

Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardisë ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,749 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë (fr.: Mont Blanc).

Historia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Italisë.

Njësitë administrative

Njësitë administrative në Itali

Italia ka 20 rajone (të quajtura "regioni", njëjës: "regione"). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provinca".

Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *.

Politika

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Itali.

Ekonomia

Fiat 500
Piazza Affari në Milano
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Italisë.

Për nga vëllimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industrializuara te botës dhe e katërta ne Evropë.Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.

Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mund të ofronte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.

Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i ShBA-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

Në vitin 1951 kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë: industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit. Në këtë aspekt çdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si prioritet zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun. Sot Italia bën pjesë ne ato shtete qё ka një raport tё mire përsa i përket eksporteve ku me kryesoret përmendim prodhimet industriale si ato tё makinave, prodhimet ushqimore, apo dhe ato të tekstileve. Në lënde të para si minerale apo naftë është deficitare.

Qysh prej 1 janarit te vitit 2002 Italia është bërë pjesë e eurozonës, pra bën pjesë ne ato shtete evropiane që përdor euron si monedhë. Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjate me monedhën e para 2002 liretën qe herë pas herë ishte bërë pre e spekulimeve te shumta duke krijuar dhe uljen e vlerës së saj.

Transporti

Sistemi Rrugor

Totali i rrugëve të Italisë arrin deri në 654.676 km (1998)

Sistemi Hekurudhor

Totali i hekurudhave të Italisë arrin deri në 19.394 km ky total mund te rritet ne ditët në vijeim si pasoje e ndërtimeve te reja qe mund te bëhen. Sipas te ardhurave te këtij shteti

Demografia

Rritja demografike e Italisë
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Italisë.

Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë, dhe dendësi 196 banorë në km². Pas 6 vitesh arriti një popullsi prej 60.114.021 banorë, dhe dendësi 199,5 banorë në km². Italia në aspektin gjuhësor dhe fetar është kryesisht homogjene, por në aspektin kulturor, ekonomik dhe politik e larmishme.

Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km²). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Triestës, Shqiptarë (arbëreshët) në Kalabri dhe Siçili etj.

Në Itali besimi me i madh është Katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë por ka edhe konfesione tjera te vogla te cilat janë kryesisht te ardhura nga emigrantet e jashtëm.

Kultura

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Italisë.

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjioneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdhaja. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

Arti

Piktura e Dante Alighieri

Piktura Italiane karakterizohet me ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit, dhe preokupim me figura fetare. Piktura Italiane ka dominuar në Evropë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Caravaggio, Bernini, Titian dhe Raphael. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek çështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Evropë.

Letërsia

Me bazat e gjuhës Italiane mederne të themeluara nga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Evropë gjatë kohës së Mesjetës; shkrimtarët dhe poetët Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, dhe Petrarch. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë : poeti nacionalist Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997 etj.[1]

Pakicave

Itali ka pakicave të ndryshme. Në veri janë gjermanët dhe frëngët, në pjesën qendrore dhe atë jugore ka pakica me origjinë shqiptare (arbëreshët) dhe greke.

Burime të dhënash

  1. ^ "All Nobel Laureates in Literature".

Lidhje të jashtme

 Commons: Italia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shoqatat kulturore shqiptare në Itali:

Shih edhe

Other Languages
Аҧсшәа: Италиа
Acèh: Itali
адыгабзэ: Италие
Afrikaans: Italië
Akan: Italy
Alemannisch: Italien
አማርኛ: ጣልያን
aragonés: Italia
Ænglisc: Italia
العربية: إيطاليا
ܐܪܡܝܐ: ܐܝܛܠܝܐ
مصرى: ايطاليا
অসমীয়া: ইটালী
asturianu: Italia
авар: Италия
Aymar aru: Italiya
azərbaycanca: İtaliya
تۆرکجه: ایتالیا
башҡортса: Италия
Bali: Italia
Boarisch: Italien
žemaitėška: Italėjė
Bikol Central: Italya
беларуская: Італія
беларуская (тарашкевіца)‎: Італія
български: Италия
भोजपुरी: इटली
Bislama: Itali
বাংলা: ইতালি
བོད་ཡིག: ཨི་ཏ་ལི།
বিষ্ণুপ্রিয়া মণিপুরী: ইতালি
brezhoneg: Italia
bosanski: Italija
ᨅᨔ ᨕᨘᨁᨗ: Italia
буряад: Итали
català: Itàlia
Chavacano de Zamboanga: Italia
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: É-dâi-lé
нохчийн: Итали
Cebuano: Italya
Chamoru: Italia
ᏣᎳᎩ: ᎢᏔᎵ
Tsetsêhestâhese: Italy
کوردی: ئیتالیا
corsu: Italia
Nēhiyawēwin / ᓀᐦᐃᔭᐍᐏᐣ: ᐃᑕᓖ
qırımtatarca: İtaliya
čeština: Itálie
kaszëbsczi: Italskô
словѣньскъ / ⰔⰎⰑⰂⰡⰐⰠⰔⰍⰟ: Їталїꙗ
Чӑвашла: Итали
Cymraeg: Yr Eidal
dansk: Italien
Deutsch: Italien
Zazaki: İtalya
dolnoserbski: Italska
डोटेली: इटाली
ދިވެހިބަސް: އިޓަލީވިލާތް
ཇོང་ཁ: ཨྀཊ་ལི་
eʋegbe: Italy
Ελληνικά: Ιταλία
emiliàn e rumagnòl: Itâglia
English: Italy
Esperanto: Italio
español: Italia
eesti: Itaalia
euskara: Italia
estremeñu: Italia
فارسی: ایتالیا
Fulfulde: Italiya
suomi: Italia
Võro: Itaalia
Na Vosa Vakaviti: Itali
føroyskt: Italia
français: Italie
arpetan: Étalia
Nordfriisk: Itaalien
furlan: Italie
Frysk: Itaalje
Gaeilge: An Iodáil
Gagauz: İtaliya
贛語: 意大利
kriyòl gwiyannen: Itali
Gàidhlig: An Eadailt
galego: Italia
Avañe'ẽ: Itália
गोंयची कोंकणी / Gõychi Konknni: इटली
𐌲𐌿𐍄𐌹𐍃𐌺: 𐌹𐍄𐌰𐌻𐌾𐌰
ગુજરાતી: ઈટલી
Gaelg: Yn Iddaal
Hausa: Italiya
客家語/Hak-kâ-ngî: Yi-thai-li
Hawaiʻi: ʻĪkālia
עברית: איטליה
हिन्दी: इटली
Fiji Hindi: Italy
hrvatski: Italija
hornjoserbsce: Italska
Kreyòl ayisyen: Itali
magyar: Olaszország
հայերեն: Իտալիա
Արեւմտահայերէն: Իտալիա
interlingua: Italia
Bahasa Indonesia: Italia
Interlingue: Italia
Igbo: Italy
Ilokano: Italia
ГӀалгӀай: Итали
Ido: Italia
íslenska: Ítalía
italiano: Italia
ᐃᓄᒃᑎᑐᑦ/inuktitut: Italy
日本語: イタリア
Patois: Itali
la .lojban.: italias
Jawa: Itali
ქართული: იტალია
Qaraqalpaqsha: İtaliya
Taqbaylit: Ṭelyan
Адыгэбзэ: Италэ
Kabɩyɛ: Itaalii
Kongo: Italia
Gĩkũyũ: Itari
қазақша: Италия
kalaallisut: Italia
ភាសាខ្មែរ: អ៊ីតាលី
ಕನ್ನಡ: ಇಟಲಿ
한국어: 이탈리아
Перем Коми: Италья
къарачай-малкъар: Италия
Ripoarisch: Italie
kurdî: Îtalya
коми: Италия
kernowek: Itali
Кыргызча: Италия
Latina: Italia
Ladino: Italia
Lëtzebuergesch: Italien
лезги: Италия
Lingua Franca Nova: Italia
Luganda: Yitale
Limburgs: Italië
Ligure: Italia
lumbaart: Itàlia
lingála: Italya
لۊری شومالی: ایتالٛیا
lietuvių: Italija
latgaļu: Italeja
latviešu: Itālija
मैथिली: इटाली
Basa Banyumasan: Italia
мокшень: Италие
Malagasy: Italia
олык марий: Италий
Māori: Itāria
Minangkabau: Italia
македонски: Италија
മലയാളം: ഇറ്റലി
монгол: Итали
मराठी: इटली
Bahasa Melayu: Itali
Malti: Italja
Mirandés: Eitália
မြန်မာဘာသာ: အီတလီနိုင်ငံ
مازِرونی: ایتالیا
Dorerin Naoero: Itari
Nāhuatl: Italia
Napulitano: Italia
Plattdüütsch: Italien
Nedersaksies: Italiën
नेपाली: इटाली
नेपाल भाषा: इटाली
Nederlands: Italië
norsk nynorsk: Italia
norsk: Italia
Novial: Italia
ߒߞߏ: ߌߕߊߟߌ߫
Nouormand: Italie
Sesotho sa Leboa: Italia
Chi-Chewa: Italia
occitan: Itàlia
Livvinkarjala: Itualii
Oromoo: Xaaliyaanii
ଓଡ଼ିଆ: ଇଟାଲୀ
Ирон: Итали
ਪੰਜਾਬੀ: ਇਟਲੀ
Pangasinan: Italia
Kapampangan: Italya
Papiamentu: Italia
Picard: Italie
Deitsch: Idali
Pälzisch: Italien
पालि: इटली
Norfuk / Pitkern: Italii
polski: Włochy
Piemontèis: Italia
پنجابی: اٹلی
Ποντιακά: Ιταλία
پښتو: اېټاليا
português: Itália
Runa Simi: Italya
rumantsch: Italia
romani čhib: Italiya
Kirundi: Ubutariyano
română: Italia
armãneashti: Italia
tarandíne: Itaglie
русский: Италия
русиньскый: Італія
Kinyarwanda: Ubutaliyani
संस्कृतम्: इटली
саха тыла: Италия
ᱥᱟᱱᱛᱟᱲᱤ: ᱤᱴᱟᱞᱤ
sardu: Itàlia
sicilianu: Italia
Scots: Italy
سنڌي: اٽلي
davvisámegiella: Itália
Sängö: Italùii
srpskohrvatski / српскохрватски: Italija
සිංහල: ඉතාලිය
Simple English: Italy
slovenčina: Taliansko
slovenščina: Italija
Gagana Samoa: Italia
chiShona: Italy
Soomaaliga: Talyaaniga
српски / srpski: Италија
Sranantongo: Italiyanikondre
SiSwati: INtaliyane
Sesotho: Ithali
Seeltersk: Italien
Sunda: Italia
svenska: Italien
Kiswahili: Italia
ślůnski: Italijo
Sakizaya: Italy
தமிழ்: இத்தாலி
ತುಳು: ಇಟಲಿ
తెలుగు: ఇటలీ
tetun: Itália
тоҷикӣ: Итолиё
ትግርኛ: ኢጣልያ
Türkmençe: Italiýa
Tagalog: Italya
Setswana: Italia
Tok Pisin: Itali
Türkçe: İtalya
Xitsonga: Ithali
татарча/tatarça: Италия
chiTumbuka: Italy
Twi: Italy
reo tahiti: ’Itāria
тыва дыл: Италия
удмурт: Италия
ئۇيغۇرچە / Uyghurche: ئىتالىيە
українська: Італія
اردو: اطالیہ
oʻzbekcha/ўзбекча: Italiya
Tshivenda: Italy
vèneto: Itałia
vepsän kel’: Italii
Tiếng Việt: Ý
West-Vlams: Itoalië
Volapük: Litaliyän
walon: Itåleye
Winaray: Italya
Wolof: Itaali
吴语: 意大利
isiXhosa: IItaly
მარგალური: იტალია
ייִדיש: איטאליע
Yorùbá: Itálíà
Vahcuengh: Eiqdaihleih
Zeêuws: Itâlië
中文: 意大利
文言: 義大利
Bân-lâm-gú: Í-tāi-lī
粵語: 意大利
isiZulu: ITaliya