Hepatiti C

Hepatiti C është sëmundje e përhapur në të gjithë botën dhe një nga problemet më të mëdha të mjekësisë së sotme. Zbulimi i virusit të hepatitit C është bërë më 1989 e që nga ajo kohë e deri më sot ky hepatit ka përbërë e përbën një nga problemet më të mëdha të hepatologjisë së sotme, sa që nuk ka simpozium, konferencë a kongres kombëtar e ndërkombëtar ku problemikryesor këtë dekadën e fundit mos jetë hepatiti C dhe ndërlikimet e lidhura me të, si cirroza hepatike me të gjitha ndërlikimet e saj e veçanërisht hepatokarcinoma. Për këtë të fundit, në të gjithë botën sot pranohet se shkaktari kryesor është cirroza C dhe virusi vetë. Deri tani për mbrojtjen nga virusi C, nuk ekziston vaksinë e efektshme.

Llogaritet që 3% e popullsisë botërore kanë në gjakun e tyre antitrupëza anti-C (mbi 150 milion mbartës në botë). Kronicizimi është i shprehur. Më shumë se 50% e të infektuarve bëjnë hepatopati kronike C gjatë jetës së tyre.

Ekziston një shumëllojshmëri gjenetike në viruset C të izoluar deri më sot. Janë izoluar 9 gjenotipe, të cilët shënohen me numra arabë (p.sh. HCV-1, HCV-2, HCV-3, etj), çdonjëri prej të cilëve mund të ndahet në nëntipe, që shënohen me gërmat e vogla të alfabetit (HCV-1a, HCV-1b, HCV-1c, etj).Virusi i hepatitit C është një agjent që transmetohet nëpërmjet gjakut dhe me rrugë parenterale. Para zbulimit të tij, trasmetimi nëpërmjet gjakut ishte mënyra e zakonshme e transmetimit të hepatitit C. Depistimi sistematik i antitrupëzave anti-HCV në dhuruesit e gjakut e ka pakësuar shumë rezikun e hepatitit C post-transfuzional, por infeksioni vazhdon të transmetohet me rrugë të tjera parenterale të dukshme apo të padukshme. Pra, në përhapjen e tij një rol të rëndësishëm luajnë edhe veprimet direkteose indirekte mjekësore.

Prevalenca e infeksionit kronik C është mjaft e rritur në disa grupe në rrezik, si tek përdoruesit e drogave intravenoze, hemofilikët dhe të politransfuzuarit te të cilët mund të arrijë 70-80%. Infeksioni nga HCV shkon shpesh drejt kronicizimit për shkak të kapacitetit të virusit për të shkaktuar infeksion persistent duke dëmtuar sistemin imunitar.Diagnoza bazohet në zbulimin në serum të antitrupëzave të drejtuara kundër virusit ( anti-HCV) dhe të sekuencave të gjenomës virale (HCV RNA).

HCV shkakton dëmtime hepatoqelizore akute e kronike me intensitet dhe ecuri të ndryshme. Veç mëlçisë,mund të infektohen qeliza dhe inde të ndryshme duke shfaqur një gamë të madhe dukurish ekstra-hepatike, veçanërisht anomali imunologjike, fenomene dhe sëmundje auto-imune si krioglobulinemi, vaskulite dhe sëmundje të tjera me komplekse imune.Eshtë vërtetuar që vetëm pak të sëmurë e eliminojnë virusin C në mënyrë përfundimtare. Shumica përfundojnënë infeksion kronik C. Infeksioni kronik C përkufizohet si infeksion prej më shumë se 6 muajsh me ose pa manifestime klinike hepatike dhe ekstra-hepatike.

Format aktive të hepatitit kronik C karakterizohen me luhatje të nivelit të SGPT dhe dëmtime histologjike që shkojnë nga inflamacioni minimal deri në inflamacionin e rëndë dhe në fibrozë. Progredimi drejt cirrozës ështëi ngadalshëm dhe i paparashikueshëm, dhe mund t’i çojë të sëmurët në vdekje për shkak të ndërlikimeve të hipertensionit portal, insufiçiencës hepatike dhe karcinomës hepatoqelizore. Ecuria e hepatitit C mund të përshpejtohet nga disa bashkëfaktorë etiologjikë, si bashkëinfeksioni B dhe konsumimi i shtuar i alkoolit.Në Institutin e Shëndetit Publik janë bërë studime të shumta në popullsi dhe në të sëmurë me hepatopati kronike, e sipas tyre gjetja e anti-HCV në popullsinë e shëndoshë është rreth 1%.

Në shërbimin e Hepatologji-Gastroenterologjisë, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë, rastet me hepatopati kronike C (hepatite kronike aktive, cirroza e hepatokarcinoma) po zbulohen gjithnjë e më shumë në sajë të njohjes më të mirëtë situatës, mjeteve diagnostike më të sigurta për diagnozën serologjike dhe faktit të rëndësishëm që sot ekzistojnëmundësitë e mjekimit ndaj ia vlen që mjekët të këmbëngulin shumë nga pikëpamja etiologjike e hepatopatisë kroniketë të sëmurit. Rastet e diagnostikuara sot në botë, ashtu edhe në vendin tonë janë kryesisht pasojë e marrjeve post-transfuzionale para zbulimit të virusit dhe rrugëve të shumta të transmetimit parenteral të tij. Rastet sporadike zenë më pak se 25%.

Të gjithë autorët pranojnë se rastet me hepatit C janë në rritje në të gjithë botën.Konferencat dhe kongreset konsensuale të zhvilluara vitet e fundit në botë kanë miratuar përfundimisht se mjekimi standart e i vetëm i efektshëm për hepatitin kronik C është bashkëshoqerimi i Interferonit të pegiluar me ribavirinënpërgjatë gjithë kohës së mjekimit.

Rezultatet e veprimit të këtij bashkëshoqërimi janë të shkëlqyera. Studimet e kryera në klinikat më në zë të botës kanë vërtetuar se shërimi biokimik, histologjik dhe serologjik arrihet në 50-60% të të sëmurëve. Madje ka edhe tipe të virusit C (2 dhe 3) ku ky shërim arrihet në 80-85% të rasteve. Kohët e fundit, kësaj skeme mjekimi i shtohet edhe një preparat i tretë (Telaprevir), që e ka rritur ndjeshmë përgjigjen ndaj mjekimit.E rëndësishme është të theksohet se mjekimi me preparatet e sipërpërmendur i ndërpret rrugën jo vetëm shfaqjessë cirrozës hepatike, por vepron si parandalues për shfaqjen e hepatokarcinomës (edhe në rastet që konsiderohensi dështime terapeutike, shfaqja e hepatokarcinomës është më e pakët se sa në rastet që nuk mjekohen).Për arsyet e sipërtreguara futja gjërësisht dhe rimbursimi i kësaj skeme mjekimi (Interferon i pegiluar dhe ribavirinë)është domosdoshmëri e kohës dhe mjekimi i vetëm i efektshëm për këta të sëmurë.

Other Languages
azərbaycanca: Hepatit C
تۆرکجه: هپاتیت سی
беларуская: Гепатыт C
беларуская (тарашкевіца)‎: Гепатыт С
български: Хепатит C
català: Hepatitis C
čeština: Hepatitida C
Deutsch: Hepatitis C
ދިވެހިބަސް: ހެޕަޓައިޓިސް ސީ
Ελληνικά: Ηπατίτιδα C
English: Hepatitis C
español: Hepatitis C
eesti: C-hepatiit
euskara: C hepatitis
فارسی: هپاتیت سی
français: Hépatite C
galego: Hepatite C
עברית: הפטיטיס C
hrvatski: Hepatitis C
magyar: Hepatitis C
հայերեն: Հեպատիտ C
Bahasa Indonesia: Hepatitis C
italiano: Epatite C
日本語: C型肝炎
ქართული: C ჰეპატიტი
한국어: C형 간염
Кыргызча: Гепатит С
Latina: Hepatitis C
lietuvių: Hepatitas C
latviešu: C hepatīts
македонски: Хепатит Ц
монгол: Гепатит С
Bahasa Melayu: Hepatitis C
Nederlands: Hepatitis C
norsk nynorsk: Hepatitt C
português: Hepatite C
română: Hepatită C
русский: Гепатит C
srpskohrvatski / српскохрватски: Hepatitis C
Simple English: Hepatitis C
slovenčina: Hepatitída typu C
slovenščina: Hepatitis C
српски / srpski: Хепатитис Ц
svenska: Hepatit C
Kiswahili: Homanyongo C
тоҷикӣ: Ҳепатити Си
Tagalog: Hepataytis C
Türkçe: Hepatit C
українська: Гепатит C
Tiếng Việt: Viêm gan siêu vi C
中文: 丙型肝炎
粵語: 丙型肝炎