Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (filmi)

Disambig.svgNë këtë artikull flitet për filmin e bazuar në romanin e J. K. Rowling. Për vetë romanin shiko Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (libri)

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit është një film anglo-amerikan i zhanrit fantazi i vitit 2005 me regji të Mike Newell i hedhur në treg nga Warner Bros. Pictures.

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit

Viti2005
RegjiaMike Newell
ProdhimiDavid Heyman
SkenariSteve Kloves
Bazuar nëHarry Potter dhe Kupa e Zjarrit nga J. K. Rowling
Në rolet kryesoreDaniel Radcliffe
Rupert Grint
Emma Watson
Micheal Gambon
Maggie Smith
Robbie Coltrane
Timothy Spall
Gary Oldman
Jason Isaacs
Alan Rickman
Ralph Fiennes
Brendan Gleeson
MuzikaPatrick Doyle
KinematografiaRoger Pratt
MontazhiMick Audsley
Studioja kinematografikeHeyday Films
Warner Bros. Pictures
Shpërndarë ngaWarner Bros. Pictures
Data e daljes në kinema6 nëntor 2005 (Odeon Leicester Square)
18 nëntor 2005 (Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara)
Kohëzgjatja157 minuta
ShtetiMbretëri e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara
GjuhaAnglisht
Vlerësimi
Buxheti150 milionë dollarë
Fitimet896.9 milionë dollarë
Paraprihet ngaHarry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit
Pasohet ngaHarry Potter dhe Urdhri i Feniksit

Ky film është i bazuar në novelën me të njëjtin titull të shkruar nga J. K. Rowling. Filmi, i cili është strumbullari i katërt i serive të Harri Poterit, është i shkruar nga Steve Kloves dhe u realizua nga David Heyman. Historia ndjek vitin e katërt të Harri Poterit në shkollën e Hoguortsit ku ai përzgjidhet nga Kupa e Zjarrit për të konkurruar në Turneun e Tri Magjistarëve.

Në film interpreton Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, së bashku me Rupert Grint dhe Emma Watson, në rolin e dy shokëve më të ngushtë të Harryt, Ron Uizli dhe Hermionë Granxher. Është filmi pasues i Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit dhe ndiqet nga filmi i Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit.

Xhirimet nisën që në fillim të vitit 2004. Skenat e Hoguortsit janë filmuar në Leavesden Film Studios. Pesë ditë pas shfaqjes së tij filmi ka mbledhur një fitim prej mbi 102 milionë dollarë në Amerikën e Veriut, e cila është fitimprurja e tretë më e lartë për fundjavën e parë për filmat e Harri Poterit pas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes – Pjesa 1 dhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes - Pjesa 2. Kupa e Zjarrit pati një fitim të jashtëzakonshëm duke fitur botërisht 896 milionë dollarë. Ai u rendit si filmi i parë më fitimprurës i vitit 2005 dhe i teti në renditjen kinematografike të të gjitha kohërave. Me ardhjen e prillit të 2017-tës, ai është filmi i gjashtë me fitimin me të madh ndër filmat e Harri Poterit dhe i 44-tërti nërenditjen botërore.

Filmi është nominuar për Academy Award si Best Art Direction dhe ka fituar çmimin BAFTA Award për Best Production Design. Kupa e Zjarrit është filmi i dytë i serive që është shfaqur në kinematë IMAX. Filmi është një nga prodhimet më të vlerësuar nga kritika, i lavdëruar për nivelin e lartë të përsosjes dhe modernizimit të personazheve të tij, skenarit, shkrimit dhe performancës së aktorëve kryesorë.

Other Languages
srpskohrvatski / српскохрватски: Harry Potter and the Goblet of Fire (2005)
oʻzbekcha/ўзбекча: Harry Potter va Alanga kubogi (film)