Gran Turismo 4

Gran Turismo 4
Kopertina e versionit europian të lojës
Titulli
Gran Turismo 4
Titulli Alternativ
GT4 / Guran Tsūrisumo 4
Zhvilluesi
Polyphony Digital
Publikuesi
Polyphony Digital
Platforma / Konzola
PlayStation 2
Lloji i lojës
Simulator Garash
Publikuar
10 janar, 2005
Lojtarët
2
Seritë
Gran Turismo
Për moshën
Të gjitha
Formati
DVD për SonyPlaystation 2
Ekrani / Rezolucioni
480p / 1080i (vetëm NTSC) dhe “widescreen” 1080i (gara teke)
Kontrolli
1 Joystick Dual Shock / 1 Joystick
Sistemi
PlayStation 2 - PAL dhe NTSC


Gran Turismo 4 (i njohur ndryshe si GT4) është një videolojë për ngasjen (simulator garash) e makinave për Sony PlayStation 2 i krijuar nga Polyphony Digital . Është nxjerrë në shitje më 10 janar, 2005Japoni dhe Hong Kong (versioni NTSC-J), më 22 shkurt, 2005 në Amerikën e Veriut (versioni NTSC-U/C) dhe më 9 mars, 2005Evropë (versioni PAL) dhe është futur në koleksionin “Sony's Greatest Hits (në Amerikën e Veriut) dhe Platinum (në Europë). Gran Turismo 4 është njëri prej dy titujve për PlayStation 2 që është në gjendje të luhet në 1080i, tjetri është Tourist trophy i prodhuar po nga Polyphony Digital.

GT4 është shtyrë për më shumë se një vit e gjysëm nga Polyphony Digital dhe loja online u hoq (u shtua më vonë në Gran Turismo 4 Online test version). Loja ka më shumë se 700 makina të krijuara nga 80 prodhues, duke filluar nga 1886 Daimler Motor Carriage dhe aq larg sa arrin deri te konceptet për vitin 2022. Loja ka gjithashtu 51 pista, shumë prej të cilave janë të reja ose versione të modifikuara të atyre të lojrave të vjetra Gran Turismo, me disa të rëndësishme të ditëve të sotme.

Versioneve Koreane, Japoneze dhe Kineze të lojë iu ishte bashkangjitur një guidë për ngasjen 212-faqëshe me mësime mbi fizikën e garave. Një edicion i limituar doli në shitje në Japoni në verën e vitit 2006, "Gran Turismo 4 Online test version". Krijimi i një versioni për PSP të kësaj loje "Gran Turismo Mobile" ishte planifikuar për krijim, por më vonë u zëvendësua nga Gran Turismo(PSP) që doli në shitje më 1 tetor 2009.

Versione Alternative

Prologue

Gran Turismo 4 Prologue (グランツーリスモ4プロローグ, guran tsūrisumo 4 purorōgu) është një lojë që bën pjesë në serinë Gran Turismo të Polyphony Digital për Sony PlayStation 2. Doli në shitje më 4 dhjetor 2003 në Japoni dhe në Azinë juglindore, më 15 janar 2004 në Kore dhe më 26 maj 2004 në Evropë, për arsye të pazbuluara loja nuk doli në shitje në tregun e Amerikës së Veriut. Ky version i shkurtër parapriu versionin e plotë të lojës "Gran Turismo 4" në vitin 2005 dhe u ndoq nga "Gran Turismo 5 Prologue" në vitin 2007.

Gran Turismo (PSP)

Gran Turismo është një lojë për PlayStation Portable zhvilluar nga Polyphony Digital. Loja u shpall në konferencën e Sony-t gjatë E3 më 11 maj 2004, pra e njëjta conference ku Sony shpalli PlayStation Portable. Që atëherë dalja e kësaj loje është shtyrë disa here dhe përfundimi tij ka ardhur shumë vonë. Në E3 2009 më në fund u konfirmua për datën 1 tetor të po këtij viti dhe ishte një ndër lojrat e para për PSP Go. Loja mendohej të ishte një kalim i saktë i lojës Gran Turismo 4 për PlayStation 2, por më vonë vendosën të vepronin ndryshe.

Other Languages
العربية: غران تورزمو 4
asturianu: Gran Turismo 4
español: Gran Turismo 4
français: Gran Turismo 4
hrvatski: Gran Turismo 4
Հայերեն: Gran Turismo 4
italiano: Gran Turismo 4
latviešu: Gran Turismo 4
Nederlands: Gran Turismo 4
português: Gran Turismo 4
русский: Gran Turismo 4
srpskohrvatski / српскохрватски: Gran Turismo 4
Türkçe: Gran Turismo 4
中文: GT赛车4