Gjenocidi Armen

Termi Gjenocidi Armen (i njohur edhe si Holokausti Armen ose Masakra Armene) i referohet deportimit dhe vdekjeve të armenëve gjatë qeverisjes së qeverisë së Turqve të Rinj gjatë viteve 1915-1917. Kjo ngjarje momentalisht po shkakton mosmarrëveshje në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe Turqisë. Shumica e armenëve e shkollarëve perëndimor si dhe disa turq besojnë se vdekja e armenëve ishte rezultat i një plani shtetëror për çrrënjosje masive. Nga ana tjetër, shumica e shkollarëve turq si dhe disa perëndimorë, mendojnë se një konflikt në mes të dy palëve, së bashku me urinë dhe sëmundjet, ishte arsyeja pse një numër i armenëve vdiqën. Shifrat e numrit të vdekjeve ndryshon nga 200,000 deri në 1.8 milion, dhe ndonëse nuk ka konsensus ndërkombëtarë rreth numrit të saktë të vdekjeve të popullatës armene, shumica e burimeve perëndimore mendojnë që ky numër është së paku një milion. Gjenocidi Armen është rasti i dytë më i studiuar i çka quhet gjenocid dhe shpesh krahasohet me Holokaustin.

Other Languages
العربية: مذابح الأرمن
беларуская: Генацыд армян
Esperanto: Armena genocido
hornjoserbsce: Genocid Armenjanow
Bahasa Indonesia: Genosida Armenia
Basa Jawa: Genosida Armenia
Lëtzebuergesch: Armenesche Vëlkermuerd
македонски: Ерменски геноцид
Bahasa Melayu: Genosid Armenia
Nederlands: Armeense genocide
srpskohrvatski / српскохрватски: Armenski genocid
Simple English: Armenian Genocide
slovenčina: Arménska genocída
slovenščina: Armenski genocid
татарча/tatarça: Ärmännär genotsidı
українська: Геноцид вірмен
Tiếng Việt: Diệt chủng Armenia