Echelon

Echelon është nje fjale kod qe për shume vite me rradhe është perdorur nga sherbimet informative amérikane për te perkufizuar bazat qe kane për qellim kapjen e sateliteve komerciale. Për sa i perket shtrirjes, Rrjeti Echelon i realizuar nga Sh.B.A, perben nje sistèm boteror ne gjendje te kape çdo sinjal ne komunikimet private dhe publike. Vendet themelues janë Amerika dhe Mbreteria e Bashkuar te cilave i janë bashkuar Kanadaja, Australia dhe Zelanda te Re.

Pak Histori

Ne 1943, gjate Luftes se Dyte Boterore, ShBA dhe Britania e Madhe nenshkruan marrveshjen Brusa, nje kontrate bashkepunimi për pergjimin e mjeteve te komunikimit. Makina Enigma, deshifrues i kryptografise naziste, nuk arriti ti rezitoje kesaj marrveshje . Për te vazhduar bashkepunimin edhe pas luftes te dy palet nenshkrua ne 1947 traktatin UKUSA (United-Kingdom – United States of America). Vetem pak kohe pas nenshkimit, ne traktat nenshkruan Kanadaja, Australia dhe Zélanda Re. Kryesisht vendet anetare merreshin vetem me kapjen e mesazheve hyrese dhe dales nga shtetet e tyre por me fillimin e Luftes se Ftohte u detyruan te zhvillonin me tej kete projekt. Ne mesin e viteve 70 u ngrit baza e pare Echelone qe ne ate kohe njihej me emrin P415.

Ne fillim te viteve 80’, ne kete marrveshje u bashkuan vende te tjera si Gjermania, Noervegjia dhe Koreja e Jugut, por rendesia e tyre ishte e dores se dyte pasi vetem 5 themeluesit e Echelon kane te drejte te shkembejn informacione midis njeri tjetrit. Për rreth 2 dekada, Echeloni ishte krejtesisht i panjohur. Ne 1988 gazetari skocez, Duncan Campbell, zbuloi ekzistencen e ketij sistemi. Por cuditerisht ne ate kohe interesi i njerezve ishte mjaft i ulet. Ne 1996, gazetari zélandez Nicky Hager zbuloi fakte interesante mbi Echelonin. Gjithcka pasqyrohej deri ne detaj ne lirbrin e tij Secret Power ku permendet për here te para fjala Echelon. Situata u komplikua akoma me shume kur u zbulua se ky sistem ishte perdorur për qellime private ne menyre qe shoqeri nga vendet anetare te Echelon, te kishin ndaj kundershtareve te tyre ne biznes, nje epersi e cila vinte nga pergjimi i bisedave telefonike ECHELON

Duke qene se është nje vepër «made by USA » perdoruesi me i madh i ketij sistemi ne menyre te paevitueshme është NSA (Agjensia e Sigurise Kombetare). Ndersa ne shtete kontribuse, Echelon perdoret nga :

  • GCHQ (Qendra e Komunikimit Qeveritar) Britani e Madhe.
  • CSE (Qendra e Sigurise ne Komunikacion) Kanada.
  • DSD (Drejtoria e Sigurise dhe Mbrojtjes) Australi.
  • GCSB (Zyra Qeveritare e Sigurise Komunikative) për Zélanden e Re.
  • Qendrat me te medha te sitetimit Echelon jane:
    • - Fort Meade, Maryland, Sh.B.A (qendra operative e NSA)
    • - Geraldton, Australia Perendimore,
    • - Menwith Hill, Yorkshire, Britani e Madhe
    • - Baza ajrore e Misaua-s, ne Japoni


Echelon është nje rrjet global, funksioni i te cili bazihet ne nje mori satelitesh artificiale, nga disa baza pergjimi ne Sh.B.A ndersa ne shtetet e tjera ka nga nje qender Leitrim (Canada), Morwenstow (Britani e Madhe), Pine Gap (Australi) dhe Waihopai (Zélande e Re), pa harruar dhe stacionet e levizshme nje nga te cilat është nendetsja amerikane Jimmy Carter, qe kryesisht është e ngrakuar te kape sinjalet komunikuese nga kabllot e shtrire nen det.

Detyra e Echelon është te télékopioje, bisedat téléfonike, posten e elektronike, sms dhe çdo lloj forme tjeter komunikimi. Aftesite e ketij sistemi arrijne deri aty sa regjistrojne çdo komunikim ne te cilin perdoren fjale kyce apo duke u nisur nga theksi qe bashkfolesit perdorin nepër biseda telefonike. Teorikisht Echelon nuk njeh kufij territoriale. Shume shtete kane krijuar sisteme analoge, ku si me i fuqishmi vazhdon te konsiderohet Frenchelon, qe sic mund ta keni kuptuar ndodhet ne France. Nje tjeter baze e njojur është ajo e Yorkshire ne Britanine e Madhe, me e madhja jashte Amerikes, punojne rreth 2 000 persona por 75% e tyre janë amérikane.

Echelon perdoret për qellime ushtarake, politike dhe tregtare. Disa here është perdorur për nenshkrimin e disa kontratave ne menyre qe shoerite amerikane te dilnin te fituara. Nje rast i njohur është « Boeing kunder Airbus ». Nje nga kundershtaret me te njohur te Echelon është Women Peace Camp. Militante te kesaj shoqate, kane hyre disa here me force ne bazen e Yorkshire, për te vjedhur dokument mbi Echelon, te cilat me pas u janë shperndare njerezve.


Other Languages
Afrikaans: ECHELON
العربية: إيكيلون
català: ECHELON
čeština: Echelon
Deutsch: Echelon
Ελληνικά: Έσελον
English: ECHELON
Esperanto: Echelon
español: ECHELON
eesti: Echelon
euskara: ECHELON
فارسی: اشلون
suomi: Echelon
français: Echelon
עברית: אשלון
हिन्दी: एशेलोन
Bahasa Indonesia: Echelon
italiano: ECHELON
日本語: エシュロン
한국어: 에셜론
latviešu: ECHELON
Nederlands: ECHELON
norsk: Echelon
polski: Echelon
português: Echelon
română: ECHELON
slovenčina: Echelon
Türkçe: ECHELON
中文: 梯隊系統