Dinastia Han

Dinastia Han ( 206-8 para erës së re) e themeluar nga Liu Bang, perandori Han-Gaozu, u quajt në historiografi si Dinastia Han Perëndimor, sepse ajo e kishte si kryeqytetin e saj qytetin Çang-an, sot Si-an, që ndodhet në zonën perëndimore të Kinës.

Gjatë 7 vjetëve të tij në fronin perandorak, Liu Bang, perandori Han-Gaozu, forcoi sundimin e centralizuar qendror dhe konsolidoi sundimin e vet, duke përpunuar një sërë kursesh politike për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë”. Pasi perandori Han-Gaozu vdiqi në vitin 159 para erës së re, perandori Han-Huidi trashëgoi fronin, por pushteti në fakt ra në duart e perandoreshës Lyu Zhi, e veja e të ndjerit perandorit Han-Gaozu. Perandoresha Lyu Zhi, e cila qëndroi në pushtet për 16 vjet, u bë një nga pak sundimtaret gra në historinë kineze. Në vitin 183, perandori Han-Wendi trashëgoi fronin. Ai dhe biri i tij, që u bë më vonë perandori Han-Jingdi (156-143 para erës së re) vazhduan zbatimin e kurseve politike për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë” dhe i pakësuan taksat, si rezultat, ekonomia e perandorisë Han u zhvillua me vrull. Historianët e quajnë atë fazë si “qeverisja paqësore e perandorëve Wendi dhe Jingdi”.

Në sajë të “qeverisjes paqësore të perandorëve Wendi dhe Jingdi”, potenciali i perandorisë Han u rrit gradualisht. Në vitin 141 para erës së re, perandori Han-Wudi transhëgoi fronin perandorak. Gjatë viteve kur ishte në fuqi, ai dërgoi Wei Qing dhe Huo Qu Bing për të mposhtur hunët, si rezultat, u zgjeruan sferat e sundimit të dinastisë Han Perëndimor dhe u sigurua zhvillimi ekonomik dhe kulturor në krahinat veriore të perandorisë Han. Më vonë, perandori Han-Zhaodi vazhdoi përpjekjet për zhvillimin e ekonomisë, duke e çuar në kulm periudhën e lulëzimit të dinastisë Han Perëndimor.

Gjatë 38 vjetëve, kur perandorët Han-Zhaodi dhe Han-Xandi ishin në fron, si rezultat i zbatimit të kurseve politike për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë”, u rrit më tej potenciali shtetëror i perandorisë Han Perëndimor, por në të njëjtën kohë u rritën edhe forcat lokale, të cilat penguan seriozisht sundimin e perandorisë Han. Në vitin 8 të erës së re, Wang Mang uzurpoi fronin perandorak dhe ndërroi emrin e vendit me “Xin”, që do të thoshte “perandoria e re”, si rrjedhim, mori fund sundimi i dinastisë Han Perëndimor në Kinë.

Perandoria Han Perëndimor ka qenë një nga perandoritë relativisht të fuqishme dhe të zhvilluara në historinë kineze. Sundimtarët e brezave të ndryshëm të dinastisë Han Perëndimor zbatuan gjithnjë politikën për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë”, populli jetonte me bollëk të ushqimeve dhe veshmbathjes dhe punonte me kënaqësi, prandaj dinastia Han Perëndimor ruajti gjithnjë stabilitetin e saj politik. Meqenëse perandori Han-Wudi pranoi propozimin e ministrit Dong Zhong Shu për “anulimin e njëqind shkollave dhe respektimin e doktrinave konfuciste si të vetmet”, feja konfuciste dhe shkolla konfuciste u bënë platforma e përgjithshme e veprimeve për qeverisjen e vendit, që u respektua nga kinezët brez pas brezi qysh nga koha e dinastisë Han.

Në sajë të stabilitetit politik dhe ekonomik, u zhvilluan mjaft mirë artizanati, tregtia, artet humanitare dhe shkencat natyrore. Në kohën e dinastisë Han Perëndimor, krahas zhvillimit të shkencës dhe teknikës, u rrit shumë rendimenti i prodhimtarisë së artizanatit me metalurgjinë dhe tekstilet si degë kryesore dhe zhvillimi i artizanatit shtyti përpara lulëzimin e tregtisë. Nëpërmjet “rrugës së mëndafshit”, perandoria Han Perëndimor filloi shkëmbimet me vendet e Azisë Perëndimore në fushat diplomatike, tregtare e të tjera.

Vitet 25—220 të erës së re përbënë periudhën e dinastisë Han Lindor, të themeluar nga Liu Xiu, që u quajt si perandori Han-Guang-wu.

Në vitin 25 të erës sonë, me ndihmën e trupave kryengritëse Lulin, që do të thotë “Trupat e Kaçakëve”, Liu Xiu shpartalloi forcat e uzurpuesit të pushtetit Wang Mang, mori fronin perandorak dhe u shpall si perandori Han-Guang-wu, duke e ruajtur emrin e dinastisë Han, por e përcaktoi qytetin Luojang si kryeqytet. Meqenëse Luoyang ndodhet në lindje të Çang-anit, historianët e quajtën regjimin e rimëkëmbur nga Liu Xiu, si dinastia Han Lindor. Në vitin 26 të erës sonë, perandori Han-Guang-wu dha urdhrin që të transformoheshin në mënyrë të gjithanshme kurset e vjetra poliitike të zbatuara nga Wang Mang, të rregullohej sistemi i funksionarëve qeveritarë, të vendoseshin 6 poste të ministrave që të përgjigjeshin për çështjet shtetërore, duke dobësuar më tej kompetencat e 3 dukave (dukave Tajvei, Situ dhe Sikong); të anuloheshin “shërbëtorët e zyrtarëve”; të anketohej gjendja e tokave të punueshme në mënyrë që të stabilizohej gradualisht jetesa e popullit. Me përpjekjet që bënë perandorët e tre brezave, perandorët Han-Guang-wu, Han-Mingdi dhe Han-Zhangdi për qeverisjen si duhej të vendit, në mes të shekullit të parë të erës sonë, dinastia Han Lindor ripërtëriti pamjen e lulëzimit që kishte qenë në kohën e dinastisë Han Perëndimor dhe ajo periudhë u quajt nga brezat e pastajmë si periudha e “Rilindjes nga perandori Han-Guang-wu”.

Në gjysmën e parë të periudhës së dinastisë Han Lindor, në sajë të forcimit të mëtejshëm të pushtetit dhe të shkrirjes së forcave lokale, i gjithë vendi shkoi drejt stabilizimit; në fushat ekonomike, kulturore, tekniko-shkencore dhe fusha të tjera, dinastia Han Lindor ia kaloi nivelit të dinastisë Han Perëndimor. Në vitin 105, Cai Lun transformoi teknikën e prodhimit të letrës dhe, si rezultat, mënyra e të shkruarit në Kinë u shkëput nga epoka e të shkruarit në pllaka bambuje. Teknika e prodhimit të letrës u ruajt deri më sot si një nga 4 shpikjet e mëdha kineze. Në fushën e shkencave natyrore, qarqet akademike të dinastisë Han Lindor, me Zhang Heng si përfaqësues, arritën suksese shumë të mëdha. Zhang Heng shpiku disa aparate shkencore, si aparati astronomik “sfera e armillaritetit”, “aparati sizmik” e të tjera. Krahas këtyre, Hua Tuo, mjek i famshëm kinez i viteve të fundit të dinastisë Han Lindor, u bë kirurgu i parë i shënuar në materiale historiografike si kirurg që operoi të sëmurët duke shfrytëzuar teknikën e anestezisë.

  • burimet
Other Languages
Afrikaans: Han-dinastie
Alemannisch: Han-Dynastie
aragonés: Dinastía Han
مصرى: عيلة خان
অসমীয়া: হান ৰাজবংশ
asturianu: Dinastía Han
azərbaycanca: Han sülaləsi
башҡортса: Хань (династия)
беларуская: Дынастыя Хань
беларуская (тарашкевіца)‎: Дынастыя Хань
български: Хан (династия)
brezhoneg: Tierniezh Han
bosanski: Dinastija Han
буряад: Хань улас
català: Dinastia Han
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: Háng-dièu
čeština: Dynastie Chan
Чӑвашла: Хань (ăру)
Deutsch: Han-Dynastie
Ελληνικά: Δυναστεία Χαν
English: Han dynasty
Esperanto: Dinastio Han
español: Dinastía Han
euskara: Han dinastia
føroyskt: Han-ríkið
français: Dynastie Han
贛語:
客家語/Hak-kâ-ngî: Hon-chhèu
עברית: שושלת האן
हिन्दी: हान राजवंश
Fiji Hindi: Han Samrajya
hrvatski: Dinastija Han
Հայերեն: Հան դինաստիա
Bahasa Indonesia: Dinasti Han
íslenska: Hanveldið
italiano: Dinastia Han
日本語:
Basa Jawa: Wangsa Han
ភាសាខ្មែរ: រាជវង្សហាន
한국어: 한나라
Latina: Domus Han
lietuvių: Hanų dinastija
latviešu: Haņu dinastija
македонски: Хан (династија)
монгол: Хань улс
Bahasa Melayu: Dinasti Han
မြန်မာဘာသာ: ဟန်မင်းဆက်
नेपाली: हान राजवंश
नेपाल भाषा: हान राजवंश
Nederlands: Han-dynastie
norsk nynorsk: Han-dynastiet
occitan: Dinastia Han
ਪੰਜਾਬੀ: ਹਾਨ ਰਾਜਕਾਲ
polski: Dynastia Han
پنجابی: ہان سلطنت
português: Dinastia Han
română: Dinastia Han
русский: Империя Хань
русиньскый: Дінастія Ган
srpskohrvatski / српскохрватски: Dinastija Han
Simple English: Han dynasty
slovenščina: Dinastija Han
српски / srpski: Династија Хан
svenska: Handynastin
Kiswahili: Nasaba ya Han
Türkmençe: Han dinastiýasy
Türkçe: Han Hanedanı
татарча/tatarça: Хань чоры
ئۇيغۇرچە / Uyghurche: خەن سۇلالىسى
українська: Династія Хань
oʻzbekcha/ўзбекча: Xan (sulola)
Tiếng Việt: Nhà Hán
Winaray: Dinastiya Han
吴语: 汉朝
Vahcuengh: Hanciuz
中文: 汉朝
文言:
Bân-lâm-gú: Hàn
粵語: