Charles Darwin

Charles Darwin, 1868.

Charles Robert Darvin (* 12 Shkurt 1809, në Shrewsbury – † 19 prill 1882, në Downe) ishte një natyralist anglez, pjestar i Royal Society, që themeloi teorinë e evolucionit sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës e publikuar në librat e tij.[1][2] Sipas tij zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur Seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore). Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin një ide shumë përparimtare për kohën dhe pavarësisht nga kritikat dhe debatet e shumta mbi të, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt.[3] Megjithatë vetëm me themelimin e Sintezës Moderne Evolucioniste nga vitet 1930 deri më 1950, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi bazë i evolucionit.[4] E thënë ndryshe zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave.[5][6]

Universitetin e Edinburgut, Darvini i neglizhoi studimet mjekësore dhe ndihmoi në hetimin e gjallesave jo vertebrore ujore. [ref. 7] Udhëtimi i tij pesë vjeçar me anijen Beagle (shqiptimi: Bigëll) e bëri atë zyrtarisht një gjeolog të kualifikuar, studimet dhe teoritë e të cilit mbështesnin idetë e uniformiste të Charles Lyell. Publikimi i ditarit të tij të mbajtur gjatë udhëtimit me Beagle i dhanë atij famë të madhe. Duke studiuar larminë e gjallesave në vende të ndryshme të botës dhe fosilet e mbledhura gjatë udhëtimit të tij, Darvini thelloi studimet e tij mbi transmutacionin e llojeve dhe formuloi teorinë mbi përzgjedhjen natyror në vitin 1838. [ref. 8] Edhe pse ai shpesh e diskutonte teorinë e tij me natyralistë të tjerë, atij ju desh kohë që të përfundonte me sukses shpjegimin e teorisë ndërkohë që objektivi i tij primar vazhdonte të ishte puna si gjeolog [ref. 9]. Ai ishte akoma duke përpunuar teorinë e tij në vitin 1858 kur Alfred Russel Vallace i dërgoi esenë e hartuar prej tij në të cilën përshkruhej e njëjta ide, duke bërë kështu që të dyja esetë të publikoheshin si një e vetme. [ref. 10]

Libri i tij publikuar në 1859 “Mbi origjinën e llojeve” (origjinali: “On the Origin of Species”) themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës. [ref. 3] Ai ekzaminoi evolucionin njerëzor dhe selektimin/përzgjedhjen seksual/e në librin e tij “Mbi prejardhjen e njeriut dhe selektimi në lidhje me seksin” (origjinali: “The Descent of Man, dhe Selection in Relation to Sex), libër i ndjekur nga libri tjetër “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” (origjinali: The Expression of the Emotions in Man and Animals”). Kërkimet e tij të mëtejshme mbi bimët u publikua në një seri librash të ndryshëm, ndërsa libri i tij i fundit bënte fjalë për krimbat e tokës dhe efektet e tyre mbi tokën bujqësore. [ref. 11]

Charles Darvin ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin e XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të John Herschel dhe Isaac Newton. [ref. 13][ref. 14]

Other Languages
Afrikaans: Charles Darwin
Alemannisch: Charles Darwin
aragonés: Charles Darwin
Ænglisc: Charles Darwin
asturianu: Charles Darwin
Aymar aru: Charles Darwin
azərbaycanca: Çarlz Darvin
башҡортса: Чарльз Дарвин
Boarisch: Charles Darwin
žemaitėška: Čarlzos Darvėns
беларуская (тарашкевіца)‎: Чарлз Дарвін
български: Чарлз Дарвин
brezhoneg: Charles Darwin
bosanski: Charles Darwin
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: Charles Darwin
čeština: Charles Darwin
Esperanto: Charles Darwin
español: Charles Darwin
estremeñu: Charles Darwin
føroyskt: Charles Darwin
français: Charles Darwin
贛語: 達爾文
Gàidhlig: Charles Darwin
Avañe'ẽ: Charles Darwin
गोंयची कोंकणी / Gõychi Konknni: Charles Darwin
客家語/Hak-kâ-ngî: Charles Darwin
Fiji Hindi: Charles Darwin
hrvatski: Charles Darwin
Kreyòl ayisyen: Charles Darwin
Հայերեն: Չարլզ Դարվին
interlingua: Charles Darwin
Bahasa Indonesia: Charles Darwin
íslenska: Charles Darwin
italiano: Charles Darwin
la .lojban.: carl. daruin.
Basa Jawa: Charles Darwin
Qaraqalpaqsha: Charles Darwin
Taqbaylit: Charles Darwin
Kabɩyɛ: Charles Darwin
қазақша: Чарлз Дарвин
ភាសាខ្មែរ: ឆាលែស ដាវីន
한국어: 찰스 다윈
Кыргызча: Чарлз Дарвин
Lëtzebuergesch: Charles Darwin
Lingua Franca Nova: Charles Darwin
Limburgs: Charles Darwin
lumbaart: Charles Darwin
lietuvių: Charles Darwin
latviešu: Čārlzs Darvins
Basa Banyumasan: Charles Darwin
Malagasy: Charles Darwin
македонски: Чарлс Дарвин
Bahasa Melayu: Charles Darwin
Mirandés: Charles Darwin
မြန်မာဘာသာ: ချားလ်စ်ဒါဝင်
مازِرونی: چارلز داروین
Nāhuatl: Charles Darwin
Nedersaksies: Charles Darwin
नेपाल भाषा: चार्ल्स डार्विन
Nederlands: Charles Darwin
norsk nynorsk: Charles Darwin
Livvinkarjala: Charles Darwin
Kapampangan: Charles Darwin
Piemontèis: Charles Darwin
پنجابی: چارلس ڈارون
português: Charles Darwin
Runa Simi: Charles Darwin
rumantsch: Charles Darwin
română: Charles Darwin
armãneashti: Charles Darwin
русский: Дарвин, Чарлз
русиньскый: Чарлз Дарвін
саха тыла: Чарлз Дарвин
sicilianu: Charles Darwin
srpskohrvatski / српскохрватски: Charles Darwin
Simple English: Charles Darwin
slovenčina: Charles Darwin
slovenščina: Charles Darwin
српски / srpski: Чарлс Дарвин
Basa Sunda: Charles Darwin
Kiswahili: Charles Darwin
ślůnski: Charles Darwin
Türkçe: Charles Darwin
татарча/tatarça: Чарльз Дарвин
ئۇيغۇرچە / Uyghurche: دارۋىن
українська: Чарлз Дарвін
اردو: ڈارون
oʻzbekcha/ўзбекча: Charles Darwin
vepsän kel’: Darvin Čarl'z
Tiếng Việt: Charles Darwin
West-Vlams: Charles Darwin
Volapük: Charles Darwin
მარგალური: ჩარლზ დარვინი
Yorùbá: Charles Darwin
Vahcuengh: Charles Darwin
Bân-lâm-gú: Charles Darwin