Brescia Calcio

Brescia Calcio (Italisht: [ˈbreʃʃa ˈkaltʃo]) është një klub profesionist italian me seli në Brescia, Lombardi, e cila zhvillon ndeshjet e saj në Serie B.

Në sezonin 2009–10, në ndeshjen e kthimit të finales së play-off të Serie B, Brescia mposhti Torinon me rezultatin 2–1 në shtëpi (ndeshja e parë u mbyll pa Gola), duke u rikthyer në Serie A pas pesë vitesh mungesë. Megjithatë, në sezonin 2010–11 ata u rikthyen sërisht në Serie B.

Krijuar në vitin 1911, klubi mban rekodin për numrin më të madhë të sezoneve në Serie B (53) dhe sezoneve rresht (18, nga 1947–48 e deri te 1964–64) në Serie B, të cilën e kanë fituar tre herë. Në trofetë e tyre gjithashtu përfshihet edhe Kupa Anglo-Italiane, fituar në vitin 1994 kundër Notts County (1–0). Rezultati më i mirë i tyre në Serie A është vendi i shtatë i arritur në sezonin 2000–01, ku në atë kohë, ata u udhëhiqnin nga fituesi i Topit të artë të vitit 1993, Roberto Baggio, duke bërë që klubi të kualifikohej në Kupën Intertoto. Më vonë në atë kompedicion, Brescia arriti deri në finale ku u mposht nga Paris Saint-Germain me rregullin e Golit jashtë fushe pas dy barazimesh.

Më parë, në 1928–29 Divisione Nazionale, skuadra e mbyll në vendin e dytë, sëbashku me Juventusin, tetë pikë mbrapa fituesit dhe kryesuesit Bologna.

Ngjyrat e klubit janë e kaltra dhe e bardha. Ata i luajn ndeshjet si vendas në Stadio Mario Rigamonti, i cili e ka kapacitetin prej 16,308 ulësesh.

Other Languages
العربية: نادي بريشيا
беларуская (тарашкевіца)‎: Брэшыя (футбольны клюб)
български: Бреша Калчо
čeština: Brescia Calcio
español: Brescia Calcio
français: Brescia Calcio
hrvatski: Brescia Calcio
Bahasa Indonesia: Brescia Calcio
italiano: Brescia Calcio
lietuvių: Brescia Calcio
latviešu: Brescia Calcio
македонски: Бреша Калчо
Nederlands: Brescia Calcio
português: Brescia Calcio
română: Brescia Calcio
sicilianu: Brescia Calcio
Simple English: Brescia Calcio
slovenčina: Brescia Calcio
српски / srpski: ФК Бреша
Türkçe: Brescia Calcio