Bimët vaskulare

Bimët vaskulare
Vargu kohor: Siluriani i Mesëm–Holoceni,[1]
homerian – sot, 425–0 Ma[2]
S
D
C
P
T
J
K
PinusSylvestris.jpg
Scots pine, Pinus sylvestris
Klasifikimi shkencor
Domeni:Eukariote
Pa klasifikuar:Viridiplantae
Pa klasifikuar:Streptofite
Pa klasifikuar:Embriofite
Ndarja
† Zhdukur
  • Bimë që nuk riprodhohen me farë
    • Cooksonia
    • †Rhyniophyta
    • †Zosterophyllophyta
    • Lycopodiophyta
    • †Trimerophytophyta
    • Pteridophyta
    • †Progymnospermophyta
  • Superdivision Spermatophyta
    • †Pteridospermatophyta
    • Pinophyta
    • Cycadophyta
    • Ginkgophyta
    • Gnetophyta
    • Angiosperms (Magnoliophyta)

Bimët vaskulare (nga gjuha latine vasculum: kanal), të njohura edhe si tracheophytes (trakeofite) (nga ekuivalentja e fjalës greke trachea-trakea), gjithashtu dhe si bimë të larta, ato formojnë një grup të madh bimësh (rreth 308,312 lloje të njohura dhe pranuara) që janë përcaktuar si bimë të tokës që kanë inde përçuese ( ksilemën) për përçimin e ujit dhe mineraleve në të gjithë trupin e bimës. Njëkohësisht këto bimë kanë edhe inde të specializuara jopërçuese ( floemën) për të kryer procesin e fotosintezës.

Bimët vaskulare përfshijnë myshqet, fieret, gjimnospermet (duke përfshirë koniferet) dhe angjiospermet (bimët me lule).

Emrat shkencor për këtë grup janë Tracheophyta (Trakeofite)[3] dhe Tracheobionta (Trakeobionta).[4]


Karakteristikat

Bimët vaskulare dallohen nga dy karakteristika kryesore:

I. Bimët vaskulare kanë indet vaskulare ose enëzore të cilat përçojnë lëndët e nevojshme në trupin e bimës. Ky tipar i lejon këto bimë të evoluojnë në një madhësi që bimët e tjera jo vaskulare nuk mund ta arrijnë, duke qenë se i’u mungojnë këto indeve të specializuara dhe prandaj janë të kufizuara në madhësi relativisht të vogla.

II. Te bimët vaskulare, faza kryesore e gjenerimit është sporofiti, i cili zakonisht është diploid me dy grupe kromozomesh për qelizë. Vetëm qelizat amë dhe gametofitet janë haploide. Në të kundërt, faza kryesore e gjenerimit në bimë jo-vaskulare është gametofiti, i cili është haploid me një grup kromozomesh për qelizë. Te këto bimë, vetëm kërcelli i spores dhe kapsula janë diploid.

Një mekanizëm i mundshëm që i lejoi kalimin nga gjenerata haploide në atë diploide, e cila ka një efikasitet më të madh në shpërndarjen e spores me strukturat më komplekse diploide. Ky zhvillimi i kërcellit mundësoi prodhimin e më shumë sporeve dhe mundësoi zhvillimin e aftësisë për t'i hedhur ato më lart dhe më larg. Zhvillime të tilla i’u mundësuan më shumë zona fotosintetike për strukturën që mban spore, aftësinë për të rritur rrënjët e pavarura, strukturën drurore për mbështetje dhe më shumë degëzime.

Other Languages
Afrikaans: Vaatplant
Alemannisch: Gefäßpflanzen
asturianu: Tracheophyta
català: Traqueobiont
Cebuano: Tracheophyta
dansk: Karplanter
Ελληνικά: Ανώτερα φυτά
Esperanto: Vaskula planto
español: Tracheophyta
eesti: Soontaimed
فارسی: آوندداران
français: Tracheophyta
Nordfriisk: Huuger plaanten
Kreyòl ayisyen: Plant vaskilè
interlingua: Tracheophyta
Bahasa Indonesia: Tumbuhan berpembuluh
italiano: Tracheobionta
日本語: 維管束植物
한국어: 관다발식물
Lëtzebuergesch: Gefässplanzen
lietuvių: Induočiai
Bahasa Melayu: Tumbuhan pembuluh
Nederlands: Vaatplanten
norsk nynorsk: Karplantar
norsk: Karplanter
occitan: Tracheobionta
português: Planta vascular
română: Cormobionta
Simple English: Vascular plant
slovenčina: Cievnaté rastliny
српски / srpski: Васкуларне биљке
svenska: Kärlväxter
українська: Судинні рослини
Tiếng Việt: Thực vật có mạch
Winaray: Tracheophyta
中文: 维管植物