Antón Lamazares

Piktori Spanjoll Antón Lamazares (Spanjë, 1954), sëbashku me Jose María Sicilia, Miquel Barceló dhe Víctor Mira, është pjesëtar i “gjeneratës së 80-të”. Duke punuar siperfaqe druri dhe kartoni të elaboruara me vernik dhe materiale të tjera, ai ka krijuar një stil dhe një gjuhë artistike tepër personale. Nga një ekspresionizëm plot lojë, stili i tij është zhvilluar drejt ekspresionizmit abstrakt dhe abstragimit të drejtëpërdrejtë. Në kohët e fundit stili i tij ka marrë karakter minimalist, në të cilin ka një dialog intim midis shpirtit dhe kujtesës, sensualitetit dhe shpirtërimit, poezisë dhe jetës së ëndrrave. Punët e tij janë ekspozuar në të gjithë botën, madje në shumë institucione të rëndësishme duke përfshirë Muzeun Kombëtar të Reina Sofies, Qëndrën e Artit Kontemporan të Galicias dhe Muzeun e Artit Kontemporan të Madridid, si dhe nga shumë koleksionistë dhe fondatorë privat.

Lamazares në Berlin, 2005
Other Languages