Androidi 17

Android 17 ( Japonisht: 人造人間17号; Jinzōningen Jū Nana Gō) është personazh fiktiv në serinë Dragon Ball. Ai dhe motra e tij Android 18 u shndërruan në cyborg nga Dr.Gero në mënyrë që ta vrasë protagonistin e serisë Goku.

Në serinë Dragon Ball Super, Goku dhe Gohani pranuan që Android 17 të marrë pjesë në turneun e fuqisë [1] dhe Android 18 i'u tha që ai tani punon si rojtarë i një ishulli që mbron kafshët nga njerëzit e këqinj. [2] Goku së pari shkoi te Dende për ta gjetur se ku ndodhet ky ishull. [3] Së pari Android 17 refuzoi kërkesën e Gokut deri kur ata të dy i mposhtën dy gjuetarë dhe pastaj Android 17 e pranoi kërkesën. [4] Pasi pranoi, Android 17 vendosi që të luftojë në turne vetëm. [5]

Zëri i tij bëhet nga Shigeru Nakahara në japonisht. Në gjuhën angleze, zëri i tij dublohet nga Chuck Huber.

Aftësitë

Android 17 është një nga personazhet më të fuqishëm, duke mposhtur lehtë Pikolon dhe Tenshinhanin. Pasi fuqia e Pikolos u rrit, Android 17 u bë i barabartë për t'u ndeshur me të. Cell i'a kaloi Android 17 pasi i thithi me mijëra njerëz.

Other Languages
English: Android 17
euskara: Zibor 17
galego: C-17
Nederlands: C-17 (Dragon Ball)
português: Androide 17