Alberto Moravia

Alberto Moravia (Romë, 28 nëntor 1907 - Romë, 27 shtator 1990) ka qenë një shkrimtar dhe publicist italian, njëri prej përfaqësuesve më të njohur të letërsisë ekzistenciale evropiane.

Lindi në një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle Moravia, arkitekt dhe piktor, vinte nga një familje hebreje me origjinë veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, ishte katolike nga Ancona. Alberto, i treti nga katër fëmijë, kaloi një fëmijëri normale por të vetmuar. Në moshën nëntë vjeçare, ai u prek nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdoi në shtrat për pesë vjet rresht.

Studimet i vazhdoi në mënyrë të çrregullt, por prapë nuk arriti të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexoi shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskij, Joyce, Goldoni, Shakespeare, Molière, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë; shkruante vargje në frëngjisht e në italisht, por studioi edhe gjermanisht.

Libri i tij i parë, romani "Indiferentët" (1929) i shkruar në moshën 18-vjeçare, e bëri menjëherë të njohur.

Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma nga regjisorë të rëndësishëm të pas-Luftës së Dytë si Bernardo Bertolucci, Jean-Luc Godard, apo Vittorio de Sica. Alberto Moravia vdiq më 29 shtator 1990, në banesën e tij në Romë.

  • lidhje të jashtme

Lidhje të jashtme

Other Languages
azərbaycanca: Alberto Moravia
беларуская: Альберта Маравія
беларуская (тарашкевіца)‎: Альбэрта Маравія
български: Алберто Моравия
bosanski: Alberto Moravia
čeština: Alberto Moravia
Esperanto: Alberto Moravia
español: Alberto Moravia
français: Alberto Moravia
hrvatski: Alberto Moravia
Kreyòl ayisyen: Alberto Moravia
Bahasa Indonesia: Alberto Moravia
italiano: Alberto Moravia
македонски: Алберто Моравија
Nederlands: Alberto Moravia
norsk nynorsk: Alberto Moravia
Piemontèis: Alberto Moravia
português: Alberto Moravia
română: Alberto Moravia
sicilianu: Albertu Moravia
srpskohrvatski / српскохрватски: Alberto Moravia
slovenčina: Alberto Moravia
српски / srpski: Алберто Моравија
Türkmençe: Alberto Morawia
Türkçe: Alberto Moravia
українська: Альберто Моравіа
oʻzbekcha/ўзбекча: Moravia Alberto