Al-Kaida

Flamuri i Al-Kaidës.
Osma bin Laden, themeluesi i Al-Kaidës.
Harta e vendndodhjeve të sulmeve të Al-Kaidës.

Al-Kaida (arab. القاعدة al-Qāʿidah, "baza", e njohur edhe si Al-Kaeda ose Al-Qaeda në shqip) është një organizatë terroriste e themeluar nga Osama bin Laden, Abdullah Azzam[1] dhe disa militantë të tjerë[2], në një pikë në mes gushtit të 1988-ës[3] dhe fundit të 1989-ës,[2] me origjinë që nga Lufta sovietike në Afganistan.[4][5] Organizata operon si një rrjet që përmban një ushtri multinacionale dhe joshtetërore[6] dhe një grup ekstremist.[7] Kjo organizatë është e njohur si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNSC), Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Bashkimi Evropian (EU), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusia, India dhe shtete të tjera. Al-Kaida ka marrë përsipër shumë sulme në shënjestra në ndryshme, që ata i konsiderojnë qafirë.[8] Gjatë Luftës civile në Siri, fraksione të ndryshme të Al-Kaidës kanë filluar të luftojnë njëra me tjetrën, por gjithashtu edhe kundër kurdëve dhe qeverisë siriane.

Al-Kaida ka montuar sulme ndaj shënjestrave civile dhe ushtarake në vende të ndryshme, duke përfshirë Sulmet e 11 shtatorit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përgjigj Sulmeve të 11 shtatorit me shpalljen e "Luftës kundër terrorizmit". Me humbjen e liderëve kryesorë, duke kulminuar me vrasjen e Osama bin Ladenit, operacionet e Al-Kaidës kanë kaluar nga veprime të kontrolluara nga lartë poshtë në veprime të grupeve bashkëpuntore dhe vepruesve vetjakë.

Teknika karakteristike e Al-Kaidës janë sulmet vetëvrasëse dhe sulmet me bomba.[9]

Ideologjia e Al-Kaidës paraqet një shkëputje nga të gjitha ndikimet e jashtme në vendet islame, dhe krijimin e një kalifati botëror.[10] Në mesin e besimeve të anëtarëve të al-Kaidës është edhe bindja se një aleanca krishtero-hebreje është formuar për të shkatërruar Islamin.[11] Al-Kaida gjithashtu kundërshton ligjet e bëra nga njeriu, dhe dëshiron ti zëvendësoj ato me një formë të rreptë të ligjit të sheriatit.[12]

Al-Kiada është gjithashtu edhe shkaktare e dhunës sektariane në mes myslimanëve.[13] Liderët e Al-Kaidës i konsiderojnë myslimanët liberal, shi'itët, sufitë dhe sektet e tjera si heritikë dhe shpesh kanë sulmuar xhamitë, teqetë apo mbledhjet e tyre.[14] Që prej vdekjes së Bin Ladenit më 2011, grupi udhëhiqet nga egjiptiani Ajman al-Zavahiri.

Other Languages
Afrikaans: Al-Kaïda
aragonés: Al-Qaeda
asturianu: Al Qaeda
azərbaycanca: Əl-Qaidə
Boarisch: Al-Qaida
Bikol Central: Al-Qaeda
беларуская: Аль-Каіда
беларуская (тарашкевіца)‎: Аль-Каіда
български: Ал-Каида
brezhoneg: Al-Qaida
bosanski: Al-Kaida
català: Al-Qaida
Chavacano de Zamboanga: Al-Qaeda
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: Al-Qaeda
Cebuano: Al-Qaeda
کوردی: ئەلقاعیدە
čeština: Al-Káida
Cymraeg: Al-Qaeda
dansk: Al-Qaeda
Deutsch: Al-Qaida
Zazaki: El Qaide
Ελληνικά: Αλ Κάιντα
English: Al-Qaeda
Esperanto: Al-Kaida
español: Al Qaeda
euskara: Al Kaida
فارسی: القاعده
suomi: Al-Qaida
føroyskt: Al-Qaeda
français: Al-Qaïda
Frysk: Al-Qaida
galego: Al Qaida
客家語/Hak-kâ-ngî: Al-Qaeda
עברית: אל-קאעידה
हिन्दी: अल-क़ायदा
hrvatski: Al-Kaida
magyar: Al-Káida
հայերեն: Ալ-Կաիդա
interlingua: Al-Qaeda
Bahasa Indonesia: Al-Qaeda
íslenska: Al-Kaída
italiano: Al Qaida
Basa Jawa: Al-Qaéda
ქართული: ალ-კაიდა
қазақша: Әл-Қағида
ಕನ್ನಡ: ಅಲ್ ಕೈದಾ
한국어: 알카에다
Ripoarisch: El-Qaeda
kurdî: Elqaîde
Кыргызча: Ал-Каида
Latina: Al-Qāʿida
Ladino: Al Qaida
Lëtzebuergesch: Al-Qaida
Limburgs: Al Qaeda
lietuvių: Al-Qaeda
latviešu: Al-Qaeda
македонски: Ал-Каеда
മലയാളം: അൽ ഖാഇദ
मराठी: अल कायदा
Bahasa Melayu: Al Qaeda
မြန်မာဘာသာ: အယ်လ်ကေးဒါး
مازِرونی: القاعده
Plattdüütsch: Al Kaida
नेपाली: अल कायदा
Nederlands: Al Qaida
norsk nynorsk: Al-Qaida
norsk: Al-Qaida
ਪੰਜਾਬੀ: ਅਲ ਕਾਇਦਾ
polski: Al-Ka’ida
پنجابی: القاعدہ
پښتو: القاعده
português: Al-Qaeda
română: Al-Qaida
русский: Аль-Каида
саха тыла: Ал-Каида
sicilianu: Al-Qaida
Scots: Al-Qaeda
srpskohrvatski / српскохрватски: Al-Kaida
සිංහල: අල්-කයිඩා
Simple English: Al-Qaeda
slovenčina: Al-Káida
slovenščina: Al Kaida
Soomaaliga: Al-Qaacida
српски / srpski: Ал Каида
svenska: Al-Qaida
Kiswahili: Al-Qaeda
తెలుగు: అల్ ఖైదా
Tagalog: Al-Qaeda
Türkçe: El-Kaide
татарча/tatarça: Äl-Qağidä
українська: Аль-Каїда
اردو: القاعدہ
oʻzbekcha/ўзбекча: Al-Qoida
Tiếng Việt: Al-Qaeda
Winaray: Al-Qaeda
ייִדיש: אל קיידא
Yorùbá: Al-Kaida
中文: 基地组织
文言: 蓋達
Bân-lâm-gú: Al-Qaeda
粵語: 阿蓋達